“Panorama” publikon kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 21 qershorit, Basha zyrtarizon Ardian Turkun në Elbasan dhe Xhelal Mziun në Kamëz

Postuar në 10 Prill, 2015 01:46

Partia Demokratike ka zyrtarizuar dje kandidaturën e Ardian Turkut për Bashkinë e Elbasanit, si dhe të Xhelal Mziut për zgjedhjet e 21 qershorit. “Panorama” shkruan se burimet e saj kanë thënë se kryetari i PD­së Lulzim Basha ka zhvilluar dje në mesditë takime me koordinatorët, si dhe me kandidatët, ku dhe është vendosur nisja e garës për të dy zonat.  Ndërkohë që dje kanë vijuar dhe negociatat me republikanët, por pa arritur në një marrëveshje përfundimtare. Kandidimi i Ardian Turkut do të ndryshojë listën e deputetëve të PD­së. Me nisjen e garës për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Turku do të duhet të dorëzojë mandatin e deputetit. Ndërsa Xhelal Mziu do të kërkojë rikonfirmimin në një mandat të dytë për Partinë Demokratike. Pak ditë më parë, Partia Demokratike konfirmoi kandidaturën e Igli Kokalarit në Gjirokastër, Altim Çomos në Libohovë dhe të Kodhel Calës në Gramsh. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.