Del jashtë funksionit serveri i Thesarit. Kryhen vetëm pagesat për borxhin e jashtëm

Serveri i Thesarit ka dalë për momentin jashtë funksioni dhe për pasojë pagesat që rrjedhin nga buxheti i shtetit nuk mund të ekzekutohen. “Burime konfidenciale thanë për Top Channel se, aktualisht Thesari kryen vetëm pagesat për borxhin e jashtëm, përmes një procedure të jashtëzakonshme nga llogaria e Bankës së Shqipërisë, ndërsa të gjithë pagesat e tjera aktualisht nuk mund të realizohen. Sipas tyre, aktualisht serveri është marrë nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas dështimeve për rivënien në funksion të tij. Top Channel kontaktoi me Agjencinë Kombëtare të Informacionit, por kjo e fundit refuzoi të komentojë mbi këtë çështje”, raporton TCH.
Add new comment