Konsultimet për zgjedhjet lokale, përcaktohen emrat e kandidatëve të PS për Shkodrën, Dibrën e Durrësin

Postuar në 10 Prill, 2015 04:01

Kryetari i PS, Edi Rama, ka nisur takimet me deputetët e të gjitha qarqeve, me të cilët po konsultohet për emrat e kandidatëve të mundshëm, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Pasi ka përfunduar mbledhja me Mimoza Hafizin, janë zbuluar se cilët do të jenë emrat e kandidatëve të PS në qarkun Shkodër. Hafizi bëri me dije se “për bashkinë Shkodër, kandidate është Keti Bazhdari, për Vaun e Dejës, Gjok Lleshi, Malësinë e Madhe, Tonin Morina dhe për bashkinë Pukë, Rustem Struga”. Në vijim të fjalës së saj, zonja Hafizi bëri me dije se pritet konsultimi edhe me aleatët e Partisë Socialiste, për të dalë në një listë ku të jenë emrat përfundimtarë të kandidatëve. Ajo shtoi se prej një kohe të gjatë diskutohen emrat me Kryeministrin dhe ai ka qenë dakord për kandidatët e propozuar.

Nga ana e tij, Shkëlqim Cani ka bërë me dije emrat e kandidatëve të PS-së për qarkun Dibër. Ai tha: “për bashkinë Dibër, Shukri Xhelili, në Has, Adem Lala,  në Klos, Adelina Hoxha, në Mat, Adelina Farici dhe në Tropojë, Rexh Biberaj”. Cani u shpreh se Partia Socialiste nuk i sheh kandidatët vetëm për të fituar zgjedhjet por në një prespektivë shumë më të gjerë.

Pas mbledhjes me kryesocialistin, z.Blendi Klosi bëri me dije se kandidati i PS-së për qarkun Durrës do të jetë kreu aktual i kësaj bashkie, z. Vangjush Dako, për bashkinë Krujë, ish deputeti Artur Dushi dhe për bashkinë Shijak, z. Ardian Kokomani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.