“Gazeta Shqiptare” boton dëshminë e picierit dëshmitar: Kallashin që vrau Lamajn e kisha sipër kokës

Postuar në 10 Prill, 2015 01:40

Sipas “Gazeta Shqiptare”, kryekomisar Dritan Lamaj u qëllua nga krahu i shoferit.  Sipas shkrimit të botuar në këtë gazetë, të paktën kështu ka deklaruar picieri A.H, i cili ka qenë një nga dëshmitarët okularë të vrasjes së zyrtarit të lartë të policisë mbrëmjen e 24 shkurtit 2013 në zonën e Vasil Shantos, ngjarje për të cilën u akuzua biznesmeni Arben Frroku, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata për Krime të Rënda. “Mund të ketë qenë kallash nga karikatori dhe nga flaka. Perceptimi im ishte se mund të kisha marrë ndonjë plumb pasi e kam pasur tek koka në atë moment kur u qëllua nga makina”, thotë para prokurorëve motoristi. Ky dëshmitar – thuhet në pretencën e prokurorisë – konfirmoi dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka lidhur me drejtimin e qitjes, e konkretisht nga ana e shoferit, pra goditjen me armë zjarri e ka bërë shoferi me armë zjarri automatike. “Ky dëshmitar, konfirmon edhe faktin tjetër që goditjet janë bërë me dy breshëri siç dëshmon edhe dëshmitari i mbrojtur”, theksohet në dosje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.