PD denoncon dy raste “banditësh me kollare”. “Përdhunuesi u emërua doganier, falsifikatori specialist IT në Drejtorinë e Tatimeve në Korçë”

Partia Demokratike ka denoncuar dy raste të tjera personash me precedentë që janë emëruar në administratën publike. Rasti i parë lidhet me emërimin në doganën e Korçës të Elton Bashollit, një person që sipas zyrës për shtyp të Partisë Demokratike është shpallur në kërkim në vitin 2010, pas një denoncimi për dhunim seksual, kallëzim që u shoqërua edhe me një procedim penal. Ndërsa rasti i dytë lidhet me emërimin e Relis Mullait si specialist i IT në zyrën e Tatimeve në Korçë. Partia Demokratike thotë se Relis Mulla u arrestua dhe ndaj tij nisi procesi hetimor në korrik të vitit 2011, pasi kishte prodhuar dhjetra pasaporta përmes falsifikimit të të dhënave, për persona me precedentë në Europë. Në atë kohë, Mullai punonte pranë kompanisë Aleat që prodhonte pasaportat. Për këto emërime opozita akuzon kryeministrin Rama dhe kryetarin e kuvendit Meta dhe u kërkon atyre të zhveshin nga detyrat “banditët me kollare”
l.m
Add new comment