Arkiv-Lajme

Pafajësia e Arben Frrokut, a kishte dijeni politika për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda?

Postuar në 04 Prill, 2015 12:43

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda për shpallur të pafajshëm, Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, ka qenë i papritur. Të paktën për opinionin publik. Krijohet kjo ide, pasi të gjitha gjasat janë që politika ta ketë ditur, pse jo nxitur vendimin në fjalë. Pa u shtyrë shumë në hamendësime, më e pakta që mund të thuhet është se politika e ka ditur këtë vendim. Ka disa elementë që e provojnë këtë. Së pari, pas vendimit mazhoranca mbajti heshtje, nuk pati deklarata zyrtare as nga PS-ja ehe as nga LSI.

Basha sqaron Dukën: Berisha si i deleguari i PD-së në Durrës nuk qe dakord për kandidaturën

Postuar në 04 Prill, 2015 12:17

Gazeta “Tema” shkruan se kryetari i i PS, Lulëzim Basha i ka dhënë një shpjegim befasues kandidatit të përbashkët të PD dhe PR për Bashkinë e Durrësit, Agron Duka. Duka i cili kishte marrë zyrtarisht mbështetjen e Bashës dy javë më parë, u refuzua papritur dy ditë më parë. Refuzimi ka acaruar raportet e Partisë Republikane me Partinë Demokratike dhe mund të fus në krizë koalicionin opozitar. Por sipas “Temës” gjatë një takimi që Duka dhe Basha kanë pasur ditën e premte, Basha i ka dhënë Dukës dhe shpjegimin zyrtar për refuzimin.

Rama e Thaçi qytetarë nderi në Ulqin, Vujanoviç: Demarkacioni Kosovë- Mali i Zi çështje javësh

Postuar në 04 Prill, 2015 10:45

Sipas gazetës “Zëri” presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ka deklaruar se demarkacioni Kosovë-Mali i Zi është çështje javësh. Këtë e tha në Ulqin, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpallën qytetarë nderi të kësaj komune. Kundër këtij çmimi kanë dalë disa deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, por Vujanoviç nuk deshi ta komentoj. Por, Vujanoviç tha se çështja e demarkacionit do të përfundojë si fqinjësi e mirë.

Vizita e Tsipras në Moskë alarmon Brukselin. Presidenti i PE, Schulz dhe Gunther Kirshbaum deklarojnë se Athina po rrezikon unitetin e BE-së

Postuar në 04 Prill, 2015 10:20

Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të madhe vizitës së pritshme të kryeministrit grek Aleksis Tsipas në Moskë javën që vjen. Revista Der Spiegel flet për një telefonatë paralajmëruese të presidentit të Parlamentit Europian Martin Schulz ku i kërkon kryeministrit grek të ruajë unitetin e Bashkimit Europian dhe të mos dalë kundër partnerëve dhe aleatëve europianë. Vizita e pritshme e Tsipras në Rusi është e programuar për në datën 8 Maj, një ditë para pagesës së këstit të radhës që Greqia duhet të kryejë pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pas lirimit të Frrokut, Tahiri: Korrupsioni skandaloz në 2 dekada ka shkatërruar integritetin e drejtësisë

Postuar në 04 Prill, 2015 09:48

Saimir Tahiri ka deklaruar sot se reforma dhe dekriminalizimi i drejtësisë mbetet një çështje parësore e që duhet të vijojë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë sistematike. Në një postim në rrjetin social facebbok, një dite pasi Gjykata shpalli të pafajshëm, Arben Frroku, të akuzuarin për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, Ministri i Brendshëm shkruan se kjo dekriminalizmi i drejtësisë është rruga e nisur së bashku me shqiptarët dhe që duhet të vijojë po bashkërisht.

Zgjedhjet vendore, KQZ përjashtoi nga regjistrimi zgjedhor tri parti

Postuar në 04 Prill, 2015 08:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përjashtoi nga regjistrimi zgjedhor tre parti; Partinë “Toleranca e Re”, Partinë “Lëvizja Punëtore Shqiptare” dhe “Partine e të Drejtave të Mohuara”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ, ku bashkë me këtë janë miratuar edhe një listë objektesh private që do të shërbejnë si qendra votimi. “KQZ miratoi projekt­vendimin, “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”­ thuhet ne deklaratën e mbledhjes se sotme.

PS zbardh gjyqin ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD: Ja dosja korruptive e Ristanit

Postuar në 04 Prill, 2015 08:00

Dosja gjyqësore e sekretarit të përgjithshëm të PD Arben Ristani është zbardhur sot nga Partia Socialiste. Para dy ditësh në seancën e të enjtes në kuvend PS zbardhi vendimin gjyqësor në ngarkim të Ristanit të cilin e ka bërë publik edhe për mediat ditën e sotme. “Në këtë vendim gjyqësor, shtetasi Arben Ristani, është shpallur fajtor për veprën penale të dhënies së një vendimi që dihet se është haptazi i padrejtë dhe në bazë të nenit 116 të Kodit Penal në lidhje dhe me nenin 56 të Kodit Penal është dënuar me 5 muaj heqje lirie.

Luan Rama: Lulzim Basha nuk kandidoi në Tiranë, nga frika e humbjes

Postuar në 04 Prill, 2015 07:53

Pas deklaratave të Sekretarit të përgjithshëm të LSI­së, Luan Rama, gjatë një mbledhje në qytetin e Vlorës për zgjedhjet lokale, se Basha nuk ka rikandiduar për Bashkinë e Tiranës, pasi ka frikë nga humbja ka reaguardhe  Bashkia e Tiranës. Në një njoftim për shtyp, Bashkia thekson se Lulzim Basha ka dëshmuar në çdo funksion publik se di të mbajë premtimet dhe se i ka dhënë Tiranës, vizionin e një qyteti modern dhe evropian. Bashkia i ka kujtuar Luan Ramës se u shkarkua për sherr ordiner me gazetarët.

Basha në miting: Rama Ik, Meta ik, qeveria ka braktisur Vlorën, 21 qershori ditë gjykimi

Postuar në 04 Prill, 2015 05:29

PD ka protestuar sot në qytetin e Vlorës kundër varfërise, padrejtësive, kundër krimit të veshur me pushtet, duke bere thirrje për të votuar Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në foltore në fillim të protestës fjalën e morën disa qytetarë te ndryshem, që sollën problematikat e tyre si, varfëria, rritja e taksave apo dhe kriminalizimi i politikës, duke dalë me moton “Nga Vlora duhet të fillojë përmbysja” në zgjedhjet e 21 qeshorit.

Pas takimit Rama-Idrizi, Dashamir Tahiri i PDIU-së sulmon qeverinë nga Vlora: Na çuan si para 90-tës

Postuar në 04 Prill, 2015 04:55

Deputeti Dashamir Tahiri doli sot në krah të Lulzim Bashës në protestën që Partia Demokratike organizoi sot paradite në qytetin e Vlorës, duke sulmuar qeverinë Rama- Meta. Një veprim i tillë ndodh vetëm pak ditë pasi Shpëtim Idrizi, kreu i kësaj partie takoi kryesocialistin Edi Rama për të firmosur koalicionin bashkëqeverisës por dhe të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme