Basha në miting: Rama Ik, Meta ik, qeveria ka braktisur Vlorën, 21 qershori ditë gjykimi

PD ka protestuar sot në qytetin e Vlorës kundër varfërise, padrejtësive, kundër krimit të veshur me pushtet, duke bere thirrje për të votuar Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në foltore në fillim të protestës fjalën e morën disa qytetarë te ndryshem, që sollën problematikat e tyre si, varfëria, rritja e taksave apo dhe kriminalizimi i politikës, duke dalë me moton “Nga Vlora duhet të fillojë përmbysja” në zgjedhjet e 21 qeshorit. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi ne fjalen e tij se “Është privilegj të jem sot në Vlorë, sepse këtu është zanafilla e shtetit shqiptar. Nuk ka gjë me të shtrenjte që të mblidhemi si sot për të mbrojtur dinjitetin e vlonjatëve dhe të shqiptarëve në të gjithë vendin, pasi dinjiteti i shqiptareve është nëpërkëmbur nga dyshja Rama-Meta. Ngado ku kam shkelur, njerëzit kanë shprehur revoltën e tyre kundër mashtrimit, pabesisë, fryrjes së faturave, varferimit të shqiptarëve. Revolta është popullorë kombëtare dhe shqiptarët po bashkohen me PD-në për t’u përballur me zhgenjimin qeveritar. Vlora thotë, Rama Ik, Meta ik”.
Comments
Per ca i ben keto protestat
<p>Per ca i ben keto protestat valle,ca mendon se fiton?! Apo kush e degjon LOL</p>
Add new comment