Rama e Thaçi qytetarë nderi në Ulqin, Vujanoviç: Demarkacioni Kosovë- Mali i Zi çështje javësh

Sipas gazetës “Zëri” presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ka deklaruar se demarkacioni Kosovë-Mali i Zi është çështje javësh. Këtë e tha në Ulqin, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpallën qytetarë nderi të kësaj komune. Kundër këtij çmimi kanë dalë disa deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, por Vujanoviç nuk deshi ta komentoj. Por, Vujanoviç tha se çështja e demarkacionit do të përfundojë si fqinjësi e mirë. “Ju dëgjuat arsyet e kryetarit të Komunës se pse ka vendosur një gjë të tillë, pra t’i shpall Ramën dhe Thaçin, qytetar nderi. Ai e tha pse mori vendimin dhe me këtë është pajtuar edhe opinion publik. Mendoj se unë nuk duhet të shpjegoj një gjë të tillë. Me Thaçin kam biseduar lidhur me demarkacionin e linjës kufitare, është çështje javësh kjo punë tani dhe një marrëveshje të tillë e ta përfundojmë si fqinjësi e mirë”, tha Vujanoviç.
Add new comment