Vizita e Tsipras në Moskë alarmon Brukselin. Presidenti i PE, Schulz dhe Gunther Kirshbaum deklarojnë se Athina po rrezikon unitetin e BE-së

Postuar në 04 Prill, 2015 10:20

Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të madhe vizitës së pritshme të kryeministrit grek Aleksis Tsipas në Moskë javën që vjen. Revista Der Spiegel flet për një telefonatë paralajmëruese të presidentit të Parlamentit Europian Martin Schulz ku i kërkon kryeministrit grek të ruajë unitetin e Bashkimit Europian dhe të mos dalë kundër partnerëve dhe aleatëve europianë. Vizita e pritshme e Tsipras në Rusi është e programuar për në datën 8 Maj, një ditë para pagesës së këstit të radhës që Greqia duhet të kryejë pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Spiegel thotë se pas vizitës që kreu në Gjermani, Tsipras kishte nisur të fitonte besimin e europianëve, por vizita në Moskë ka vënë alarmin në Bruksel. Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz deklaroi për gazetën Hannoverschen Allgemeinen Zeitung se është e papranueshme që Tsipras të vërë në rrezik marrëdhëniet me Europën duke kërkuar ndihmën ruse. Edhe keun i Komisionit për çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, Gunther Kirshbaum ka shprehur qëndrimin e tij kundër lëvizjeve më të fundit të Athinës. “Nëse pala greke mendon se do të gjejë shpirtin e saj në Moskë, atëherë duhet të dijë se qëndron në krahun e gabuar. Kushdo që kërkon ndihmë duhet t’i drejtohet Brukselit dhe jo Moskës” deklaroi Kirshbaum. Gjatë vizitës në Moskë, Tsipras do të jetë i pranishëm edhe në ceremonitë për 9 majin(70-vjetori i fitores së aleatëve mbi nazizmin), ku këtë vit do të mungojnë kancelaria Merkel, presidenti Olond dhe kryeministri britanik David Camerun për shkak situatës në Ukrainë.

l.m

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

E cfare duhet te beje Greqia kur banga europiane nuk zbaton as detyrimin themelor qe ka per te furnizuar bankat e shteteve antare me para per  likuiditet? Marrevshjet skllaveruese te qeverive te mepareshme e kane kthyer Greqine ne nje lloj kolonie ku duhet te pysin Gjermanine edhe per te vene nje tabele ne rruge. Eshte e natyreshme qe ne se kapiteni i anijes europiane kerkon te hedhe ne det nje nga kontraktoret e kesaj anijeje, atehere ky kontraktor (Greqia) do detyrohet te notoje drej bregut per te shpetuar.
Nderkohe qe dihet nga opinioni i pavarur ekonomik boteror qe me shume se 70% e borxhit te imponuar Greqise eshte i paligjshem. Referencat me te fundit per kete gjykim jane studimet e ekonomistit francez Mishel Huson, drejtor i  Insitutit per Studime Ekonomike dhe Sociale,  Zhan Gadre, profesor (ekonomie) nderi i Universitetit te Lile, dhe Erik Tusen, profesor i shkencave politike ne Uniiversitetin e Liezhit (Belgjike) dhe kryetar i  CADTM, komisionit per fshirjen e borxheve te vendeve ne Zhvillim. Ky fundit ka paraqitur sot ne komisionin e shqyrtimit te borxhit grek te Parlamentit grek shifra konkrete per paligjshmerine e ketij borxhi. Nuk po permendim dy nobeliste amerikane ne ekonomi, njeri nder te cilet , Paul Krougman ka analizuar me detaje zhvillimin ekonomik te Greqise dhe i eshte kundervene politikes gjermane te shterngimit ekonomik qe synon te ule nivelin e jeteses ne Greqi per te siguruar ne te njejten kohe pagesen e interesave te larta te borxhit qe detyruan Greqine per ta marre medemek per te shpetuar Greqine, kurse ne te vertete shpetuan bangat gjermane.

Ne gjithe kete farse europiane ende nuk arrihet te kuptohet se si Gjermania mund te lidhe marreveshje per te marre gazin rus dhe Greqia duhet te marre lejen e gjermaneve per te zhvilluar marreveshje ne interes te Greqise, te cilat aktualisht i refuzohen asaj duke kerkuar kapitullimin me cdo kusht te qeverise se majte greke per te sjelle ne fuqi ata qe jane shkaketaret e krizes greke . Por kryeminitri grek i sotem eshte i vetemi qe  ka ngritur krye kunder politikes se shtrengimit ekonomik te Merkel, sic shprehet Romarik Godon ne gazeten franceze «La Tribune» (http://www.latribune.fr/actualites/economie/union-europeenne/20150202tri...).

Disa sites ku shqyrtohet kriza greke

http://www.project-syndicate.org/commentary/greece-eurozone-austerity-re...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ne fakt edhe Marx-i e pat shkruar tek Kapitali qe nqs Gjermania ia mbeshtet Greqise, kjo e fundit ka te drejte t'ia japi Rusise.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Keta artikujt bejne mire to lexojne ata qe nga mengjesi ne darke na flasin vetem per "Integrimin Evropian", ata qe baze te programeve politiko-ekonomike kane "Integrimin evropian", qe besojne se "Integrimi" eshte melhem per cdo hall te shqiptareve, qe "integrimi" zevendeson bashkimim kombetar te cdo lloji, dhe fjalen "integrim" e duan shume pa ditur pse.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Konstatim i sakte nqs i referohesh komentit te Stefanit.Falemnderit.

Submitted by Shefi (not verified) on

Ne fakt i referohem nje komenti dy rreshtash qe ngjan me detergjent

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Vendet ballkanike si Greqia, Sheqipnia etj jane brumose me mentalitetin aziatik te pushtuesit pese shekullor turk-osman te injorances, te dembelizmit, te perfitimit me ndihma, me lutje, me lemosha, pra te qylit.

Shtetet ballkanike nuk e imagjinojne se popujt e vendeve te perparueme europiane shpervjelin manget dhe punojne e derdhin djerse per te pase kulture dhe mireqenjen qe kan.

Keshtu lexova para pak ditesh qe te njajten gja po perpiqet te baje edhe qeveria shqiptare qe po i hjedhin syte nga Moska e nga Turqia dhe vendet arabe per te pase perfitime ekonomike.

Ketyne vendeve nuk jua ka fajin Europa, por fajin e kan mbrenda permbredna vetes se vet. Kurr nuk do te perparojne, por do te mbesin gjithmone vasal te borgj-dhansve sllav o turq me te gjitha pasojat.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Shpjegimi i zhvillimeve ekonomike nuk mund te behet me sterotipe te tilla si "vende ballkanike" etj. Lipset nje njohje me e thelle e shkaqeve dhe parimeve qe percaktojne ecurine e nje ekonomie.  Per kuriozitet, sapo mesova nje informacion te ri lidhur me borxhin grek. Ne 1994 borxhi public grek ishte 90 milarde euro, nderkaq shteti grek kishte paguar deri ne ate moment 575 miliarde euro, dmth 6.3 here me te larte se sa borxhi fillestar. Kur Greqia u fut nen kontrollin e trojkes ne 2010, borxhi publik ishte  300 miliarde euro (sipas eurostat) nga te cilat 211 miliarde euro ishin vetem interesat. Keto para kane kaluar ne duar te shteteve te pasura, pra jane krijuar para ne favor te tyre pa derdhur asnje pike djerse duke grabitur ne fakt ata qe me te vertete krijojne te mira materiale. Kjo teze, qe kapitali financiar rrit parazitizmin, nuk perben ndonje teze te re , eshte njohur ketu e treqind vjet me pare, Keynesianet e mbeshtesin ate teze se fundi.  Deduksioni: parazite jane ata qe rrojne me djersen e vendeve te varfera te cilat i grabisin me lloj lloj mekanizmash.

Qe ti shpetojme stereotipeve (europiane apo aziatike-(Japonia e zhvilluar eshte gjithashtu Azi) le tju referohemi studjuesve te cilet sidoqofte jane shume me kompetente se sa ne. nje rekomandim imi: http://www.phibetaiota.net/2014/06/review-guest-beyond-mainstream-explan...)

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kur thona "Azi" nuk mund te nenkuptojme nji ishull shume te vogel siç asht Japonia, apo nji Kore te Jugut, apo nji Hong Kong, nji Tajvan, apo nji Singapor, qe ne fund te fundit jane zhvillue simbas stilit prendimor. AZIA asht i gjithe kontinenti aziatik.

Kur thona "Vendet ballkanike" nenkuptojme nji gadishull relativisht te madh europian. Ky gadishull europian per pese shekuj u shkeput nga trungu Europe nga pushtuesi aziatik turk-osman. Prandej, pa mohue ligjet e konkurrences, dhe pamvarsisht prej tyne, Vendet Ballkanike psuen nji zmbrapje shtese kulturore dhe ekonomike ne krahasim me vendet e tjera europiane, qofshin keto edhe te Europes Lindore. As vendet e tjera europiane sllave nuk jane aqe mbrapa sa psh trojet shqiptare qe vazhdojne edhe sot te jene "nen zgjedhen turke".

Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

“….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.