Arkiv-Lajme
Zbardhjet dosja “belge” per Frrokun. Dëshmi e akuza për prostitucion dhe vrasjen e Aleksandër Kurtit
Tv Klan ka publikuar një pjesë të dosjes që disponon drejtësia belge për Mark Frrokun ku paraqiten dëshmi për shfrytëzim prostitucioni dhe vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë. Në këtë dosje jepen detaje për lëvizjet e Mark Frrokut me 3 identetete, Besnik Morina, Dritan Frroku e Piro Sofrani si tutori i Mirës, një vajze shqiptare me inicialet M.M. Në të përshkruhet në detaje vrasja e Aleksandër Kurtit, më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel. Në orën 17 e 45 minuta, policia e Saint Gilles gjen në hyrjen e stacionit të trenit "Gare du Midi" të riun Aleksandër Kurti në agoni.
Goditja në Ministrinë e Brendshme, dorë e Ilir Metës? Zogaj dhe Bushati thonë se pala belge ka përsëritur kërkesën për Frrokun edhe pranë M. së Drejtësisë
Pse u fsheh dhe pse doli në dritë me vonesë kërkesa belge për deputetin Mark Frroku? Ka patur shumë hamendësime, të gjithë legjitime, sa kohë që institucionet janë taposur pas deklaratave klishe. Sot në “Opinion” Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë hedhur tezën se arrestimi i Artan Bajraktarit, shef i Zyrës së Interpol Tirana dhe më pastaj publikimi dhe përcjellja e kërkesës belge në Prokurori, është bërë pasi pala belge ka komunikuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërhyrje në kompjuterin e Artan Bajraktarit- trillim apo e vërtetë? Berisha publikon një mesazh që thotë se i ka ardhur nga një punonjës i Ministrisë së Brendshme
Artan Didi dhe Sajmir Tahiri mohuan të jenë informuar nga ish-shefi i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari për udhër-arrestin e ardhur nga Belgjika për deputetin mark Frroku, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 199 në Belgjikë. Madje ish-drejtori Didi tha se nuk ishte njohur përmes praktikës zyrtare me urdhrin në fjalë, ndërkohë që pas seancës së Gjykatës së Shkallës së Parë ku iu komunikua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” shefit të Interpol Tiranës, avokati i tij tha se kërkesa e Prokurorisë u bazua në një sistem email-esh që Bajraktari u kishte dërguar eprorëve të tij.
Polemika për Kryepeshkopin Janullatos. Prof.dr. Eshref Ymeri shkruan për një bisedë Janullatos-Dule, referuar shkrimeve në internet. Reagon Episkopi i Apollonisë: “Farsë sarkastike”
Debatit publik mbi figurën e Kryepeshkopit të KOASH, Anastas Janullatos, i është shtuar së fundmi edhe një polemikë që ka brenda elementë absurdë. Shkak është bërë një shkrim i prof.dr. Eshref Ymerit, botuar më 27 mars në gazetën “Telegraf” e cila flet për një të qshtuquajtur “bisedë sekrete mes Janullatos dhe Vangjel Dules”.
Ditmir Bushati së shpejti viziton Japoninë. Në axhendë edhe heqja e vizave, por jo këtë vizitë(përditësuar)
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pritet të vizitojë këto ditë Japoninë. Ai do të shoqërohet nga përfaqësues të Agjencisë së Turizmit dhe të sekrorit turistik në vendin tonë. Një nga marrëveshjet që do të bëhet publike gjatë vizitës është edhe ajo e heqjes së vizave për lëvizjen e qytetarëve. Burim thanë për “ResPublica” se një nga pikat e axhendës së vizitës është pikërisht edhe kjo. Gjithsesi do të duhet pritur vizita për t’u konfirmuar një lajm i tillë pozitiv.
Pranverë në marrëdhëniet greko-ruse. Tispras: Pa kuptim embargoja ndaj Rusisë, Greqia mund të bëhet urë lidhëse me Europën
Në 8 Prill kryeministri grek Aleksis Tsipras, do të vizitojë Moskën me objektivin për të çelur një erë të re në marrëdhëniet greko-ruse. Para takimit me presidentin Putin, kreu i qeverisë greke ka dhënë një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, ku ka folur për forcimin e lidhjeve mes Moskës dhe Athinës, të cilat i ka vlerësuar me rrënjë të thella. “Vitet e fundit marrëdhëniet me Rusinë ndodheshin në një “gjendje të ngrirë”.
Njësoj si Berisha, Kryeministri nis gjyqin publik ndaj Arben Ristanit. Publikohet vendimi për burgosjen, por PS-ja e ka votuar si anëtar të KQZ. Kujtesë: Dëshmia e penalitetit...
Të gjithë e mbajmë mend sesa herë që ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndodhej në ndonjë situatë të pakëndshme, apo të sikletshme, ai vinte në punë diversionin. Të cilin e realizonte me disa mënyra: ose përpiqej të inskenonte skena banale humori, për të relativizuar rëndësinë e çështjes, ose shpikte ndonjë fushatë që do të sillte ndryshimin e vendit, por që të kumtuara në një kontekst tensioni, përftonin mendimin e rremë se kryeministri i kishte punët në rregull dhe se e kishte kaluar sëkëlldinë e radhës.
Shpërthimet e gazit në Marinëz. Policia e Fierit nis procedim penal ndaj kompanisë Bankers Petrolium
Pas shpërthimeve të ditës së mërkurë në fshatin Marinëz, policia e Fierit ka nisur një procedim penal në ngarkim të Kompanisë “Bankers Petroleum”. Sipas saj nga komunikimet paraprake me banorë të zonës dhe nga verifikimi në vend rezulton se kishte çarje të sipërfaqes së tokës në disa vende. Fontana e gazit shpërthyen në afërsi të zonave të banuara, duke shpërndarë gaz të përzier me ujë dhe llum. Vatrat janë janë në afërsi rreth 200 metra nga pusi i shpimit të Kompanisë Bankers Petroleum.
Hantke i fondacionit “F. Ebert”: “Çështja “Doshi-Frroku", pa lidhje me dekriminalizimin. Doshi donte të kandidonte në Shkodër”. Negociatat me BE? “Më mirë kur Shqipëria të jetë gati”
Drejtuesi i Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë, Frank Hantke, i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle”. Intervista paraqet interes, pasi Hantke flet hapur dhe thotë mendimin e vet për situatën në Shqipëri, e cila është shqetësuese. Ai ka edhe një mesazh, apo sugjerim: Është mirë që Shqipëria të kërkojë hapjen e negociatave kur të jetë gati. Sugjerim i cili fton për një gjykim të ftohtë dhe për një kuptim real të atyre që na qeverisin dhe që na kanë qeverisur. Po e publikojmë të plotë intervistën:
Policia zbaton urdhër arrestin për deputetin Mark Frroku
Policia ka zbatuar urdhër arrestin e lëshuar nga Prokuroria për deputetin Mark Frroku. Pas miratimit që Kuvendi i bërë kërkesës, policia ka bërë shoqërimin e deputetit. Është me rëndësi në këtë çështje edhe fakti se Frroku la adresuar një fjalë para Kuvendit të Shqipërisë. Mes të tjerave ai tha: “Në vitin 2004 autoritetet belge më kanë thirrur si i dyshuar për këtë ngjarje, dhe unë iu jam vënë në dispozicion menjëherë. Pas dy muaj më kanë lënë të lirë pasi nuk kishin prova.