Ndërhyrje në kompjuterin e Artan Bajraktarit- trillim apo e vërtetë? Berisha publikon një mesazh që thotë se i ka ardhur nga një punonjës i Ministrisë së Brendshme

Artan Didi dhe Sajmir Tahiri mohuan të jenë informuar nga ish-shefi i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari për udhër-arrestin e ardhur nga Belgjika për deputetin mark Frroku, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 199 në Belgjikë. Madje ish-drejtori Didi tha se nuk ishte njohur përmes praktikës zyrtare me urdhrin në fjalë, ndërkohë që pas seancës së Gjykatës së Shkallës së Parë ku iu komunikua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” shefit të Interpol Tiranës, avokati i tij tha se kërkesa e Prokurorisë u bazua në një sistem email-esh që Bajraktari u kishte dërguar eprorëve të tij. Vërtetësinë e ekzistencës së këtyre emaileve e pretendon edhe ish-kryeministri Berisha nisur nga një mesazh që sipas tij i ka dërguar një punonjës i Ministrisë së Brendshme për tentativën e ministrit të Brendshëm për të fshirë postën elektronike mes Bajraktarit dhe eprorëve të tij. Më poshtë po ju përcjellim këtë mesazh që ish-kryeministri e ka postuar edhe në faqen e tij në facebook. "I nderuar zoti Berisha. Në këto momente që po të shkruaj, në kompjuterin e z. Artan Bajraktari shef i Interpol Tiranës është ulur me urdhër të Sajmir Tahirit specialisti i IT dhe po formaton hardiskun e zotit Bajraktari me qëllim fshirjen e të gjithë të dhënave dhe korrespodences që ky drejtues policie ka mbajtur me titullarët e tij. Njëkohësisht mund të ndërhyet edhe në serverin qëndror me qëllim fshirjen e gjurmëve të krimit të Artan Didit dhe Sajmir Tahirit. Ju lutem denoncoheni sa më parë këtë akt dhe bëjini thirrje prokurorisë për hetim të thelluar të këtij krimi shtetëror. Me respekt. Ju lutem për të tjerët duhet të mbetem për momentin anonim”-përfundon mesazhi. Trllim apo e vërtetë, ndoshta mund të jetë prokuroria që mund ta zbardhë këtë pretendim.
l.m
Comments
Prokuroria duhet te marre ne

Prokuroria duhet te marre ne dorezim kompjuterin e Berishes dhe ta analizoje hollesisht origjinen e e-mailit. Nese eshte e-mail i vertete duhet te hape hetim ndaj ministrit te brendshem. Ne rast se eshte trillim i Berishes duhet te merret ne hetim dhe te denohet ky i fundit. Nuk mund te vazhdohet gjithe jeten me shpifje "kazani". Shqiperia ka halle me te medha.

Shikoni me vemendja cfare

Shikoni me vemendja cfare monstre qe eshte. Cdo dite i pjell mendja trillime, sajime, genjeshtra dhe i paraqet sikur ka qene aty dhe ne rastin konkret sikur ia ka derguar dikush ne mirebesim. Jane te gjitha trillimet e nje mendjeje kriminale qe perpiqet qe jashteqitjet e tij mendore dhe psikike t'i beje te besueshme.

Moa u merrni me kete te

Moa u merrni me kete te rjedhur. Flet gomarlleqe se nuk e ka idene se si funksionojne sistemet kompjuterike ne rrjet. Spedcialisti i IT nuk ka fare nevoje te ulet ne kompjuterin e ketij Artanit. Edhe formatimin e ben permes rrjetit kompjuterik. Edhe e-mail-et fshihen ne server dhe jo ne kompjuterin terminal, se nuk ka kuptim. Per sa kohe e-mailet jane ne server, jane te pranishme.

I njejti muhabet si i gomarit tjeter, Artur Canit kur thoshte se kane vjedhur te dhenat e serverit te tatimeve(dmth qeveria po vidhte veten e saj), sepse po dalin nga godina me canta plot. A thua se behej fjale per patate e pjeshke.

Ne pergjithesi, kompjuterat jane prone e institucionit dhe jo e punetoreve. Institucioni ka mundesi me ane te eksperteve te hyje ne menyre elektronike ne to pasi departamenti i IT ka te gjitha mundesite teknike (kodet perkates) dhe punetoret as e marrin vesh. As ky punetori i ministrise se brendshme qe njoftoka Berishen dhe jo eprorin e tij , kur sheh gjera te dyshimta.

Tung,

Blendi

Add new comment