Goditja në Ministrinë e Brendshme, dorë e Ilir Metës? Zogaj dhe Bushati thonë se pala belge ka përsëritur kërkesën për Frrokun edhe pranë M. së Drejtësisë

Pse u fsheh dhe pse doli në dritë me vonesë kërkesa belge për deputetin Mark Frroku? Ka patur shumë hamendësime, të gjithë legjitime, sa kohë që institucionet janë taposur pas deklaratave klishe. Sot në “Opinion” Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë hedhur tezën se arrestimi i Artan Bajraktarit, shef i Zyrës së Interpol Tirana dhe më pastaj publikimi dhe përcjellja e kërkesës belge në Prokurori, është bërë pasi pala belge ka komunikuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë. Thënë kjo, goditja e dhënë së fundmi në Policinë e Shtetit dhe kapja në flagrancë e Ministrisë së Brendshme në kontekstin e çështjes “Frroku” mban firmën e Ilir Metës. Duhet kujtuar se edhe shkresa sekrete e policisë për operacionin “Laguna e Vilunit”, publikuar në media, u përfol se nuk ka dalë nga Policia. Ndaj është e çuditshme se përse ministri i Brendshëm deklaroi se do të hetonte për nxjerrje sekreti. Gjithsesi, me aktualizimin e çështjes “Frroku” në plan të parë ka dalë si kërkesë politike, largimi i Saimir Tahirit dhe akuza ndaj Ilir Metës po kalon në periferi.
s.z
Add new comment