Arkiv-Lajme
Rehabilitimi i Stalinit, 24% e rusëve mendojnë se vdekja e tij solli humbjen e një mësuesi dhe lideri të madh
Josif Stalini duket se po rehabilitohet në mënyrë të pandalshme në Rusi. Dhe është vetë shoqëria ruse, ajo që po përfton optikë më pozitive ndaj tij. Një sondazh i fundit i zhvilluar në Rusi, vlerëson se 24% e rusëve shohin te vdekja e Stalinit, humbjen e një mësuesi she lideri të madh.
Ndryshon ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Menaxhim privat për rrugët e parqet. Shqipëria “jepet” me koncesion
Qeveria duket se po përgatit terrenin juridik për të shtrirë marrëdhënien e partneritetit publik-privat, ose ndoshta edhe të një roli të ri të sektorit privat në menaxhimin e atyre që quhen hapësira publike. Sot Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për planifikimim dhe zhvillimin e territorit””, i miratuar më 31 korrik 2014. Ndryshimi është thelbësor dhe jepet me shtesën që i bëhet në nenin 4. “Pas nenit 4 shtohet neni 4/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 4/1
Hapësira publike
Tahiri nuk heq dorë nga kallëzimi për Ristanin e Spahon. Së shpejti kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës
Lirimi i shefit të Interoplit nga Gjykata e Tiranës dhe detajet e publikuara se ai kishte informuar eprorët përmes email-it për urdhër-arrestin e kërkuar nga autoritetet belge për Mark Frrokun nuk do ta pengojnë ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri që së shpejti pritet të depozitojë në Prokurori kallëzimin penal ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe nënkryetarit Edmond Spaho, të cilët e akuzuan ministrin se ka mbajtur të fshehur urdhër-arrestin e ardhur nga autoritetet belge.
Kufijtë e satirës, komediani britanik Cleese: “Nuk do të tallesha kurrë me Profetin, Krishtin, apo Shën Françeskun. Ishin qenie njerëzore të mrekullueshme”
“Der Spiegel” i ka marrë një intervistë komedianit briatnik John Cleese. Cleese ka folur për satirën, për karrierën e tij, por edhe për “kufijtë e humorit” nëse mund të përdoret një shprehje e tillë. Tema merr interes edhe nga aktualiteti europian, sidomos pas ngjarjeve në redaksinë “Charlie Hebdo”. “Nuk do të bëja humor me Profetin”, thotë Cleese. I pyetur se përse jo, ai jep këtë arsyetim: “Si mundet vallë të bësh humor me Profetin? Si mundet të tallesh me Jezu Krishtin, apo Shën Françeskun e Asizit? Ata ishin që të gjithë qenie njerëzore të mrekullueshme”.
Kina cakton një ambasadore në Shqipëri; Jiang Yu dorëzon letrat kredenciale
Jiang Yu është që nga dita e sotme ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri. Zyra e Shtypit e Presidencës, njofton për ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale. Yu është një diplomate me karrierë. Ajo ka qenë edhe zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës si dhe ka mbuluar edhe detyra në departamentin e Informacionit, apo edhe detyra konsullore.
Asistenca amerikane për Byronë Kombëtare të Hetimit, ministri i Brendshëm takim me dy zyrtarë të FBI-së
Sot paradite kryeministri njoftoi mbështetjen nga FBI-ja amerikane për funksionalizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dhe hapat e parë janë hedhur teksa Ministria e Brendshme bën me dije, se titullari i saj, Saimir Tahiri, ka takuar sot dy zyrtarë të Byrosë amerikane: Zv.Ndihmës Drejtorin J. Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin Brian Mçauley. “Takimi i sotëm vjen pas vizitës të Ministrit Tahiri në SHBA dhe takimeve që zhvilloi me Zv.Drejtorin e FBI, Mark Guliano.
Shpërthimi i gazit në Marinzë të Fierit, Ministria e Mjedisit pezullon kompaninë “Bankers Petroleum”, derisa të zbardhen shkaqet e shpërthimeve (video)
Shpërthimi i gazit nga dy puset e naftës mëngjesin e sotëm në fshatin Marinzë të Fierit, vuri në rrezik banorët e zonës. Ngjarja u shënua rreth orës 06:00 në një zonë të banuar, në afërsi të shkollës së fshatit. Vetëm disa orë pas incidentit të parë u shënua shpërthimi i një tjetri pusi nafte, rreth orës 10:50 të paradites së sotme. Incidenti ka ndodhur në pusin e naftës të kompanisë “Bankers Petrolium”.
Dalin jashtë përdorimit dokumentet biometrike që nuk janë tërhequr nga qytetarët. Për ato të vitit 2013, afat deri më 30 prill 2015
Ministria e Brendshme njofton shpalljen si të pavlefshme dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të dokumenteve biometrikë që nuk janë tërhequr. “Të gjithë dokumentet biometrikë të prodhuara dhe të patërhequra nga aplikantët shpallen të pavlefshme dhe nxirren jashtë përdorimit sipas ligjit. Për dokumentat e prodhuara në vitin 2013 dhe të patërhequra, afati i tërheqjes është shtyrë deri në 30 prill 2015. Pas kësaj date, dokumentat do të nxirren jashtë përdorimit dhe aplikantët duhet të riaplikojnë me kupon të ri për t’u pajisur me dokumente (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike).
Gjykata lë të lirë shefin e Zyrës së Interpol Tirana. Tahiri dhe Didi janë informuar me email për kërkesën belge. Koha që ministri të japë dorëheqje?
Artan Bajraktari, shef i Zyrës së Interpol Tirana dhe Laureta Alla, specialiste, janë lënë të lirë sot nga Gjykata e Tiranës. Ata u arrestua për shpërdorim detyre, pasi u ndaluan nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, për mosinformim për kërkesën e ardhur nga Belgjika për deputetin Mark Frroku. Gjykata vendosi detyrim paraqitje.
Ndryshime ligjore për komentet online: Do të fshihen ato që kanë përmbajtje fyese, sidomos ndaj grave dhe vajzave
Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet sot nisma për disa ndryshime në Kodin Civil, sipas të cilave portalet online, apo edhe faqet online të gazetave, do të detyrohen të fshijnë në kohë komentet me përmbajtje fyese dhe denigruese. Sidomos ndaj grave dhe vajzave. Nisma është marrë nga deputetja Majlinda Bregu, e cila bashkë me demokraten tjetër Mesila Doda janë përfshirë në aktivitete që synojnë promovimin e barazisë gjinore apo edhe të të drejtave të gruas.