Shpërthimi i gazit në Marinzë të Fierit, Ministria e Mjedisit pezullon kompaninë “Bankers Petroleum”, derisa të zbardhen shkaqet e shpërthimeve (video)

Shpërthimi i gazit nga dy puset e naftës mëngjesin e sotëm në fshatin Marinzë të Fierit, vuri në rrezik banorët e zonës. Ngjarja u shënua rreth orës 06:00 në një zonë të banuar, në afërsi të shkollës së fshatit. Vetëm disa orë pas incidentit të parë u shënua shpërthimi i një tjetri pusi nafte, rreth orës 10:50 të paradites së sotme. Incidenti ka ndodhur në pusin e naftës të kompanisë “Bankers Petrolium”.
“Shekulli online” ka siguruar dhe videon nga shpërthimi.
Gjithashtu edhe Ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri mblodhi në një takim urgjent administratorin e Albetrolit, Endri Puka, Prefektin e Fierit, përfaqësues të “Bankers Petroleum” dhe deputetë të zonës, në lidhje me shpërthimet në puset e naftës nga Bankers. Në këtë takim po diskutohet për masat që do të merren në lidhje me situatën në fshatën Marinzë.
Add new comment