Kufijtë e satirës, komediani britanik Cleese: “Nuk do të tallesha kurrë me Profetin, Krishtin, apo Shën Françeskun. Ishin qenie njerëzore të mrekullueshme”

“Der Spiegel” i ka marrë një intervistë komedianit briatnik John Cleese. Cleese ka folur për satirën, për karrierën e tij, por edhe për “kufijtë e humorit” nëse mund të përdoret një shprehje e tillë. Tema merr interes edhe nga aktualiteti europian, sidomos pas ngjarjeve në redaksinë “Charlie Hebdo”. “Nuk do të bëja humor me Profetin”, thotë Cleese. I pyetur se përse jo, ai jep këtë arsyetim: “Si mundet vallë të bësh humor me Profetin? Si mundet të tallesh me Jezu Krishtin, apo Shën Françeskun e Asizit? Ata ishin që të gjithë qenie njerëzore të mrekullueshme”. Cleese shton se muslimanët që vijnë në Perëndim, duhet gjithsesi të marrin parasysh dhe të pranojnë disa vlera të kulturës perëndimore, sikurse edhe perëndimorët që shkojnë në rajonet me shumicë myslimane,mdo tënduhet të “respektojnë kulturën lokale”. “Nuk do ta sugjeroja që një perëndimor të vinte vërdallë rrugëve të Arabisë Saudite vetëm me bikini”, thotë Cleese.
http://www.spiegel.de/international/zeitgeist/spiegel-interv...
s.z
Add new comment