Asistenca amerikane për Byronë Kombëtare të Hetimit, ministri i Brendshëm takim me dy zyrtarë të FBI-së

Postuar në 01 Prill, 2015 08:43

Sot paradite kryeministri njoftoi mbështetjen nga FBI-ja amerikane për funksionalizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dhe hapat e parë janë hedhur teksa Ministria e Brendshme bën me dije, se titullari i saj, Saimir Tahiri, ka takuar sot dy zyrtarë të Byrosë amerikane: Zv.Ndihmës Drejtorin J. Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin Brian Mçauley. “Takimi i sotëm vjen pas vizitës të Ministrit Tahiri në SHBA dhe takimeve që zhvilloi me Zv.Drejtorin e FBI, Mark Guliano. Që nga dita e sotme ka nisur puna konkrete e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit me ekspertët e FBI për ngritjen e plotë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtuesit e FBI theksuan mbështetjen për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në angazhimin kundër çdo lloj paligjshmërie dhe forcimit të shtetit të së drejtës në vend”, thuhet në njoftimin e sotshëm të Ministrisë së Brendshme.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.