Arkiv-Lajme
Avokati Vladimir Meçe ngre disa pikëpyetje për vendimin e Kuvendit dhe zbulon strategjinë e betejës gjyqësore që do të ndjekë Tom Doshi
Avokati i deputetit Tom Doshi paralajmëron se beteja ligjore do të vijojë në hallkat e tjera të sistemit gjyqësor. I ftuar në studion e Adi Krastës, avokati Vladimir Meçe tha se në kushtet kur Gjykata e Lartë ka vendosur deklarimin si të ligjshëm të ndalimit të Doshit dhe ka caktuar për të si masë sigurimi “arrestin në shtëpi”, hapësirat për kundërshtimin e këtij vendimi janë të pakta pasi ai është vendim gjyqësor që pranohet si i tillë dhe është një vendim ezaurues.
Prefektja e Vlorës, E. Hoxha gënjeu. Akuzoi S. e Përgjithshëm të Prefekturës për koncesionin e parkingjeve, por ka firmosur vetë që në tetor 2014
Vetëm dje, prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, doli në media për të deklaruar se për çështjen e koncesionit të parkingjeve publike në këtë qytet, mbante përgjegjësi sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, që sipas saj kishte firmosur një vendim të Këshillit Bashkiak pa u konsultuar me të(http://vizionplus.al/vlore-prefektja-hoxha-jo-parkingjeve-me...).
Mediu humbet durimin, presion ndaj PD-së për të vendosur ç’do bëhet me kandidaturën e Dukës në Durrës
Në një nga shfaqjet e rralla të pakënaqësisë së hapur ndaj aleatit të madh, republikanët kërkojnë me këmbëngulje përgjigje nga selia blu për propozimin për të kandiduar në Durrës Agron Dukën. Sipas kryetarit Mediu, ky proces “po kalon përmes sekserëve dhe jo në takime konkrete që përcakton qartë qëndrimin e PD në raport me këtë propozim”. Duke folur për A1 Report, mediu thotë se deputetin Agron Duka, të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues.
Nis fushata? Bazhdari, e përfolur si kandidate e së majtës për Shkodrën, vë theksin tek “qytetaria dhe identiteti shkodran”
Pritet vetëm zyrtarizimi i kandidaturës së saj si garuese e mazhorancës së majtë për bashkinë e Shkodrës, por ndërkohë biznesmenia dhe aktivistja Keti Bazhdari ka gjetur një mënyrë për të theksuar identitetin dhe vlerat e qytetarisë shkodrane: Përmes vizitës me një grup të rinjsh e të rejash në rrënojat e kalasë së harruar të Drishtit. “Ne shkodranët kemi pse krenohemi me vlerat tona, sepse kemi mbi shpatulla një histori mijëra vjeçare që na e rezervon këtë nder.
I dënuar me gjobë për plagosje më 2012-ën. Kush ja pastroi kartelën penale kandidatit për deputet Mark Frroku?
I dënuar me gjobë për veprën penale të plagosjes më 24 prill 2012, por bëhet kandidat për deputet, çka nënkupton kartelë penale të pastër; veç kësaj, edhe KQZ që ka për detyrë verifikimin në raste të tilla, nuk ka vënë re asgjë të parregullt. Fjala është për pastërtinë e figurës së deputetit Mark Frroku.
PD Vlorë: Parkimi me pagesë, Prefektja të dorëhiqet dhe jo të shkarkojë sekretarin. Asaj i mbetet përgjegjësia
Vendimi për parkingjet me pagesë në qytetin e Vlorës, pas anullimit të të njëjtit projekt në Tiranë, shkaktoi shumë zhurmë në qytetin bregdetar. Por prefektja Etjona Hoxha e anulloi vendimin bashkiak, edhe pse ai rezultonte i miratuar nga prefektura. Për këtë ajo shkarkoi sekretarin e Përgjithshëm të Prefekturës, që sipas Prefektes pati firmosur pa dijeninë e saj vendimin e Këshillit Bashkiak që parkimet me pagesë t’i menaxhonte një kompani amerikane. Sot kjo ka sjellë reagimin e degës së PD-së Vlorë.
Nga Doshi te Frroku. Përgjegjësi të cilave kryeministri nuk mund t’u ikë e as t’u fshihet
Mark Frroku, një emër anonim deri në vitin 2011, tërhoqi vëmendjen e mediave pas befasisë politike që shkaktoi rezultati i Partisë KristianDemokrate në zonën e Pukës. I pambështetur nga dy koalicionet e mëdha, të paktën publikisht, Frroku u konsiderua si një nga suprizat e zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit. Bashkë me Tom Doshin vendosën hegjemoninë në një pjesë të elektoratit të Veriut, duke sfiduar hapur pozitat e Jozefina Topallit në rajonin katolik.
Gjergj Bojaxhi shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës si i pavarur dhe krahason garën e re me ngjitjen e Everestit
Përfoljet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e kandidimit të Gjergj Bojaxhiut si kandidat I pavarur për bashkinë e Tiranës, u konkretizuan nga vetë Bojaxhi. Ai shpalli sot garën e vet me premtimin për ta bërë Tiranën një qytet më dinjitoz, më të jetueshëm dhe më të motivueshëm. Bojaxhi hyn në garë pa mbështetjen e dy partive të mëdha, ndërsa më 21 qershor kërkon votën e të zhgënjyerve prej tyre dhe atyre që përgjitësisht janë indiferentë ndaj kampeve politike. Të cilët janë fakt janë shumica, sipas Bujaxhiut.
Ikën Gjinushi e Milo, por vjen Idrizi. Rilindja e vogël e PS-së me PDIU-në. Marrëveshja nuk cenon gjithsesi 1 prillin, datën historike të mazhorancës aktuale
Kryeministri i Shqipërisë ka “firmosur” sot marrëveshje bashkëpunimi me PDIU-në, ose partinë e çamëve. “Së bashku me PDIU-në do të jemi në bashkëqeverisje dhe stacioni i parë i këtij bashkëpunimi do të jenë zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në disa qarqe kontributi i PDIU-së ka qenë konkret”, tha kryeministri. Dhe sërish me të njëjtën frazë të dalë boje të një demagogjie sa për konsum deklarativ, kryeministri ka përsëritur atë që e dëgjojmë qëkur ai bujti në politikë, pa qenë asnjëherë politikan. “Nuk kemi emra konkretë, pasi do të jenë konsensualë.
Edhe pse ndryshon akuza, Gjykata vendos që Durim Bami të mbetet në burg. Avokati proteston: Vendim i padrejtë
36-vjeçari nga Fushë-Kruja, Durim Bami do të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj Bamit, edhe pse Bami në seancën me dyer të mbyllura i ka qëndruar versionit se gjithçka u sajua lidhur me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Doshi. Ajo që bën përshtypje është se edhe pas ndryshimit të akuzës që iu bë Bamit, nga tentativë vrasjeje të funksionarëve publikë në kallëzim të rremë, gjyqtarët morën vendimin për ta lënë në burg.