I dënuar me gjobë për plagosje më 2012-ën. Kush ja pastroi kartelën penale kandidatit për deputet Mark Frroku?

Postuar në 30 Mars, 2015 11:15

I dënuar me gjobë për veprën penale të plagosjes më 24 prill 2012, por bëhet kandidat për deputet, çka nënkupton kartelë penale të pastër; veç kësaj, edhe KQZ që ka për detyrë verifikimin në raste të tilla, nuk ka vënë re asgjë të parregullt. Fjala është për pastërtinë e figurës së deputetit Mark Frroku.

Çdo kandidat duhet të paraqesë në KQZ dëshminë e tij të penalitetit ku të figurojë si i padënuar nga organet e drejtësisë. Ligjet shqiptare parashikojnë që për këtë vepër penale, i dënuari rehabilitohet pasi kanë kaluar dy vite nga momenti i dënimit, pra konkretisht në datën 24 prill 2014. Kush e ka lëshuar dëshminë e pastër për Frrokun? Në krye të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë para zgjedhjeve 2013 Eduard Halimi, ndërsa KQZ  drejtohej po nga kreu aktual, Lefteri Luzi.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.