Edhe pse ndryshon akuza, Gjykata vendos që Durim Bami të mbetet në burg. Avokati proteston: Vendim i padrejtë

Postuar në 30 Mars, 2015 07:19

36-vjeçari nga Fushë-Kruja, Durim Bami do të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj Bamit, edhe pse Bami në seancën me dyer të mbyllura i ka qëndruar versionit se gjithçka u sajua lidhur me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Doshi. Ajo që bën përshtypje është se edhe pas ndryshimit të akuzës që iu bë Bamit, nga tentativë vrasjeje të funksionarëve publikë në kallëzim të rremë, gjyqtarët morën vendimin për ta lënë në burg. Avokati i Bamit jashtë kamerave deklaroi se ky është vendim i padrejtë, pasi gjykata regjisorët i lë të lirë dhe mban në burg vetëm aktorin, referuar klientit të tij.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.