Mediu humbet durimin, presion ndaj PD-së për të vendosur ç’do bëhet me kandidaturën e Dukës në Durrës

Postuar në 30 Mars, 2015 12:43

Në një nga shfaqjet e rralla të pakënaqësisë së hapur ndaj aleatit të madh, republikanët kërkojnë me këmbëngulje përgjigje nga selia blu për propozimin për të kandiduar në Durrës Agron Dukën. Sipas kryetarit Mediu, ky proces “po kalon përmes sekserëve dhe jo në takime konkrete që përcakton qartë qëndrimin e PD në raport me këtë propozim”. Duke folur për A1 Report, mediu thotë se deputetin Agron Duka, të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues. Kreu i PD-së Basha, si reagim ka thirrur për të mërkurën tryezën e aleatëve për të vendosur për koalicionin dhe formulën e shkuarjes në zgjedhjet e reja lokale.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.