Arkiv-Lajme

Komunizëm dhe art kitsch

Postuar në 28 Mars, 2015 04:40

Nga Rudolf Marku

1.

“Panorama” publikon akuzën për vrasje ku Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e deputetit Mark Frrokut

Postuar në 28 Mars, 2015 04:32

“Panorama Online” shkruan se Belgjika i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë se Përgjithshme ekzekutimin e një urdhri arresti për deputetin Mark Frroku, në akuze për vrasje për llogari të drejtësisë belge.  Burime për “Panorama Online”  kanë bërë me dije se mbrëmë nga Interpoli belg ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesa për urdher­arresti për shtetasin Mark Frroku, me akuzën për “vrasje” në shtetin belg. Sipas kërkesës së dërguar Interpoli Bruksel i kërkon Interpol Tiranes arrestimin e Frrokut.

Andrea Lubitz e kishte ide fikse: “Jam duke planifikuar një akt të rrëqethës që do të mbahet mend përgjithmonë”

Postuar në 28 Mars, 2015 02:28

Piloti vrasës Andreas Lubitz i tha ish të dashurës se po planifikonte një akt rrëqethës, aq sa emri i tij do të mbahej mend përgjithmonë. Sipas “Daily Mail”, kjo ishte ajo që Lubitz kishte pohuar ish tw dashurës para tragjedisë. Lubitz ishte një i vuajtur, njeri i çrregullt, i cili ishte një mjeshtër i fshehur i mendimeve të tij më të errëta dhe do të zgjohej nga ëndrra të këqija, të frikshme duke pohuar: “jemi duke shkuar poshtë”. Kjo është ajo që ka rrëfyer ish-partnerja e tij.

“Koha Ditore”/ Institucionet qeveritare do të përfaqësohen në veri nga ilegalët e armatosur, Qeveria krijon vende pune për 483 pjesëtarë të Mbrojtjes Civile

Postuar në 28 Mars, 2015 01:28

Institucionet qeveritare do të përfaqësohen në veri nga ilegalët e armatosur, shkruan sot “Koha Ditore” madje duke e shoqëruar shkrimin edhe me një karikaturë. Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile do ta ndërrojnë shefin, por jo edhe zyrat. Ata do të rekrutohen në dikastere qeveritare dhe në agjenci të ndryshme, por veprimtarinë do ta zhvillojnë në objektet ekzistuese të kësaj strukture ilegale me bazë në veriun e banuar me serbë.

Monica Macovei e Parlamentit Europian flet për çështjen “Doshi”: Nuk është mirë të kërkoni ndihmën e ndërkombëtarëve për hetimet

Postuar në 28 Mars, 2015 01:19

Në një intervistë dhënë për Top Channel, deputetja e Parlamentit Europian, Monica Macovei sheh si shqetësuese mungesën e dialogut politik në vendin tonë, ndërsa në lidhje me ndalimin e dy deputetëve kërkon që të ketë një proces objektiv me rezultate konkrete hetimore dhe të kihet besim te drejtësia. “Nuk jam në gjendje të them nëse kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe ndalimin e këtyre dy deputetëve bazohet në prova dhe se është marrë në mënyrë të pavarur, jashtë influencave. Unë vetëm shpresoj se ka ndodhur kështu.

Analiza e Marcus Tanner/ Kufijtë e 1913 janë të gabuar, fantazma e Shqipërisë së Madhe nuk ikën

Postuar në 28 Mars, 2015 00:39

“Pavarësia e Kosovës ka dhënë një zgjidhje të pjesshme të gabimit të madh të fuqive të mëdha me kufijtë e vitit 1913, por integrimi në Bashkimin Europian i Ballkanit do të japë zgjidhjen finale”, shkruan Marcus Tanner, redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, dhe gazetar i jashtëm për gazetën Britanike, Indipendent. Në një shkrim-analizë që botohet tek ‘Reporter.al”, ai shkruan se mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë shkaktoi një stuhi të parashikueshme mbi komentet për bashkim kombëtar nga disa pjesëmarrës.

“Pabesia” e Llallës me Frrokun. Akuzat e autoriteteve belge për deputetin shqiptar nuk ishin në kërkesën drejtuar kuvendit për autorizim të arrestit

Postuar në 27 Mars, 2015 15:22

Prokuroria duket se është treguar “e pasinqertë” me deputetin Mark Frroku, për të cilin kishte kërkuar autorizim nga kuvendi për ta arrestuar bazuar në hetimin për deklarim të rremë lidhur me çështjen Doshi. Në relacionin drejtuar kuvendit nuk përmendej në asnjë rresht rrezikshëmria e Mark Frrokut për akuza që lidheshin me një ngjarje të vitit 1999 ku sipas autoriteteve belge deputeti i Shkodrës ishte pjesëmarrës në një vrasje, për të cilën u hetua në vitin 2010.

Tragjedia e “Germanwings”, Andreas Lubitz në depresion pas ndarjes nga e dashura. I afërmi i pilotit i mbajti fshehur kompanisë diagnozën

Postuar në 27 Mars, 2015 13:41

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Andreas Lubitz, bashkë-piloti i “Airbus 320 Germanwings” që shkaktoi rrëzimin e avionit me 150 njerëz në bord në një mal francez, vuante nga depresioni, por asnjëri prej punëdhënësve të tij nuk e dinte. Sëmundja e fshehtë është shfaqur papritmas, kur piloti ka pasur një krizë në çift me të dashurën. Kjo sjellje banale ka shkaktuar dhe tragjedinë në fjalë. Prokurori i Dusseldorf-it ka gjetur në banesën e Andreas Lubitz një raport mjekësor që vërtetonte patologjinë e pilotit.

Pas vizitës në Shqipëri, tre deputetë të Demokracisë së Re kërkojnë ngritjen e një varreze në Korçë për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore

Postuar në 27 Mars, 2015 13:37

Pas një vizite në Korçë, ku morën pjesë në festimet për Rilindjen Kombëtare Greke të organizuara nga Konsullata e shtetit fqinj, tre deputetë grekë nga radhët e Demokracisë së Re të ish-kryeministrit Samaras, i kanë kërkuar Ministrisë së Jashtme greke dhe asaj të Mbrojtjes  të kërkojnë nga pala shqiptare ngritjen e një varreze për ushtarët grekë në rajonin e Korçës; si dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në vitin 2009 për varrosjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore në dy varreza, Bularat dhe Këlcyrë.

“Europa e Lirë”/ Gjykata Speciale, përplasje e ashpër në Kuvendin e Kosovës. Mustafa: Nuk vihet në pyetje gjykimi i luftës çlirimtare të Kosovës

Postuar në 27 Mars, 2015 11:56

"Themelimi i Gjykatës Speciale, nuk e cenon sistemin e drejtësisë në Kosovë, si dhe Kosova dhe institucionet e saj janë duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend, për sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale". “Europa e Lirë” citon në këtë mënyrë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka folur në një interpelancë në Kuvendin e Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Sipas “Europa e Lirë” ai ka thënë se ligji për themelimin e Gjykatës Speciale është miratuar nga deputetët dhe si i tillë do të zbatohet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme