“Pabesia” e Llallës me Frrokun. Akuzat e autoriteteve belge për deputetin shqiptar nuk ishin në kërkesën drejtuar kuvendit për autorizim të arrestit

Prokuroria duket se është treguar “e pasinqertë” me deputetin Mark Frroku, për të cilin kishte kërkuar autorizim nga kuvendi për ta arrestuar bazuar në hetimin për deklarim të rremë lidhur me çështjen Doshi. Në relacionin drejtuar kuvendit nuk përmendej në asnjë rresht rrezikshëmria e Mark Frrokut për akuza që lidheshin me një ngjarje të vitit 1999 ku sipas autoriteteve belge deputeti i Shkodrës ishte pjesëmarrës në një vrasje, për të cilën u hetua në vitin 2010. Këtë fakt kryeprokurori Adriatik Llalla e shtoi një ditë më pas në urdhrin e ndalimit që iu përcoll policisë për arrestimin e Mark Frrokut. “Kështu, ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces, në këtë shtet. Në këto kushte shtohen, dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për t’ju shmangur ndjekjes penale”-thuhet në udhërin e ndalimit të lëshuar nga Llalla. Pikëpyetjet që lindin janë të shumta nisur nga fakti se në media ishte përfolur shumë muaj më parë për publike në mediat belge që implikonin deputetin shqiptar. Megjithatë ai vijonte të ishte në kuvend dhe në grupin parlamentar të Partisë Socialiste pas marrëveshjes që kishte bërë me kryetarin Edi Rama për aleancë të socialistëve me kristiandemokratët. Prokuroria nuk lëvizi as gishtin dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të arrestuar deputetin Froku, ndonëse akuzat ndaj tij u artikuluan edhe nga ish-kryeparlamentarja Topalli në një seancë parlamentare të një viti më parë.
Faktet belge për Frrokun
Të përditshmet belge Sudinfo dhe La Kapital, kanë botuar lajmet se shtetasi Frroku i cili asokohe përdorte identitet të rremë, së bashku me tre persona të tjerë gjithashtu shqiptarë, akuzohej se kishte vrarë me thikë në stacionin e trenit të Brukselit, më 5 Mars te vitit 1999, patriotin e tyre Aleksandër Kurti. Sipas mediave belge, ata janë arrestuar, por më pas janë liruar, dhe Gjykata e Shkallës së parë në Bruksel, ka gjetur fajtor shtetasin Mark Frroku me identitetin e rremë dhe e ka dënuar me 10 vjet burg, në mungesë. Gjykata e Apelit të Brukselit e ka rihapur të njëjtën çështje në vitin 2010 për Mark Frrokun, proces që në fakt vazhdon ende, në pritje të një vendimi përfundimtar për të dy akuzuarit në fjalë. Ne një tjetër portal belg gjenden të tjera të dhëna për procesin e zhvilluar në mungesë ndaj Mark Frrokut dhe të akuzuarit e tjere. Nën diçiturën “Mafia Shqiptare në Gjykatën e Apelit në Bruksel”, keto faktojnë gjyqin e zhvilluar në 11 janar të vitit 2010 kundër shtetasve Mark Frrokut, Besnik Vuka, Hile Morina, Lek Bib Djafa dhe Alfred Kola. Në shkrimin që shoqëron fotot e gjyqtares dhe të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, thuhet se shqiptaret janë në gjyq si pjesë e një grupi mafioz të shfrytëzimit të prostitucionit dhe nen akuzen për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars të vitit 1999. Por, deputeti Frroku e pat cilësuar lajmin e mediave belge si të nxitur politikisht, duke garantuar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë në asnjë vend të botës.
l.m
Comments
Ghithmone kjo fytyra e Frogut
<p>Ghithmone kjo fytyra e Frogut me eshte dukur si shprehje e nje njeriu qe i ka mbushur breket plot!</p>
Add new comment