Arkiv-Lajme

M. e Arsimit: “Greqishtja, provim me zgjedhje, aty ku mësojnë fëmijë minoritarë”. Ambasadori grek: “Arvanitët, shembull se grekët dhe shqiptarët mund të jenë një”

Postuar në 27 Mars, 2015 11:48

Megjithë divergjencat e shumta të kohëve të fundit, Greqia dhe Shqipëria kanë disa pika të përbashkëta, ku mund të kultivojnë marrëdhënie të mira, por edhe të shohin të përbashkëtat në identitetin e tyre. Në konferencën ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke me temë: “Përmasa diakronike dhe sinkronike të ndërveprimit gjuhësor dhe kulturor mes shqiptarëve dhe grekëve”, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka bërë të njohur disa arritje që kamë të bëjnë me arsimimin e fëmijëve që vijnë nga minoriteti grek. “Librat dhe tekstet ku mësojnë fëmijët e minoritetit grek janë nga më cilësoret.

Realizohet “ëndrra” e De Biasit, merr shtetësinë shqiptare. Pasaporta i jepet të shtunën nga Nishani

Postuar në 27 Mars, 2015 11:34

Është i vetmi nga trajnerët e huaj të kombëtares shqiptare të futbollit që kishte shprehur dëshirën për të marrë shtetësinë shqiptare. Një “ëndërr” që duket se është bërë realitet për teknikun italian të kombëtares shqiptare  Gani De Biasi. Ai ka marrë shtetësinë shqiptare dhe pasaporta do t’i jepet të shtunën nga vetë presidenti Bujar Nishani në kompleksin që kombëtarja po zhvillon stërvitjen në Durrës. De Biasi e drejton përfaqësuesen shqiptare që prej dhjetorit të 2011. Në 27 ndeshje në krye të pankinës shqiptare Biasi ka fituar 10 takime, ka barazuar 7 dhe ka humbur 10.

Reagim i pritshëm i ambasadës amerikane për arrestimin e Doshit e Frrokut. Thirrje Prokurorisë dhe Gjyqësorit të përmbushin përgjegjësitë dhe të zbatojnë ligjin

Postuar në 27 Mars, 2015 10:15

Ambasada Amerikane në Tiranë nuk e ka fshehur interesimin e lartë të saj për ecurinë e çështjes “Doshi” qëkurse deputeti i Shkodrës u përjashtua nga grupi parlamentar i Partosë Socialiste. Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara është shprehur që në fillim të hetimeve ndaj akuzave të Doshit për mbështetje pa rezerva ndaj Prokurorisë shqiptare, duke e shoqëruar deklaratën e saj edhe me një qëndrim politik për largimin e të inkriminuarve nga radhët e politikës.

Studimi/ Perspektiva, 91% e shqiptarëve do të votonin anëtarësimin në BE

Postuar në 27 Mars, 2015 09:13

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Fondacioni për Shoqërinë e hapur në Shqipëri, publikuan sot studimin më të fundit të titulluar “ Studimi kombëtar mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë – Perceptime dhe Realitete”, studim ky që u krye gjatë periudhës Maj – Tetor 2014. Një nga gjetjet kryesore të këtij studimi ishte se nëse nesër do të zhvillohej një referendum mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, 91% e shqiptarëve do të votonin për të. Gjithashtu studimi tregon se 77% e shqiptarëve mendojnë se integrimi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm.

Ndeshja me Armeninë, 13 lojtarë të Kombëtares falin Namaz në xhaminë e re të Durrësit

Postuar në 27 Mars, 2015 09:01

Faqja online “Opozita.com” përcjell lajmin dhe fotot përkatëse, se 13 lojtarë të Kombëtares shqiptare të futbollit, kanë falur Namaz para ndeshjes me Armeninë. Rituali është zhvilluar në xhaminë e re të Durrësit “Riza Bajrami” dhe në të kanë marrë pjesë 13 lojtarë të Kombëtares: Lorik Cana, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Debatik Curri, Ervin Bulku, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Valdet Rama, Andi Lila, Armir Abrashi dhe Armando Sadiku. Falja vjen para ndeshjes me Armeninë ditën e djelë.

Beteja ligjore për kompleksin 100 milionë euro tek diga e Liqenit

Postuar në 27 Mars, 2015 08:37

Aleksandra Bogdani
Në njërin prej të paktëve rripa toke të mbetur bosh në Tiranë, makineritë këmbehen ngeshëm, teksa hapin gropën ku parashikohet të ngrihen pesë kulla 17-katëshe prej betoni.
Kantieri i punimeve ndahet me rrugën automobilistike nga një mur i lartë teneqeje, por 10 metra më larg mbi digën e Liqenit Artificial, njerëzit ndalin vrapin dhe vëzhgojnë me bezdi lëvizjet e kamionëve të mbushur me dhe.

Basha ankesa te Pagano i Bankës Botërore: Reformat e qeverisë kanë futur vendin në krizë

Postuar në 27 Mars, 2015 08:23

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pati sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano. Ai u shpreh e shqetësim për krizën ekonomike që ai ka theksuar se ka përfshirë vendin për shkak të politikave të qeverisë që kreu i opozitës i quan "të gabuara dhe arbitrare". Basha theksoi se qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale.

Mandati i Koço Kokëdhimës shqyrtohet në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, më 6 prill

Postuar në 27 Mars, 2015 08:22

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë të ditur sot se kërkesa e PD-së për të hequr mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, do të shqyrtohet në datën 6 prill. Kuvendi bën me dije se kreu i tij, Ilir Meta, e ka përcjellë kërkesën në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, por mbledhjet nuk janë zhvilluar për shkaqe objektive dhe përgatitjen e deputetit në fjalë dhe avokatit të tij. PD-ja akuzon Kokëdhimën se kompani të tij kanë përfituar fonde publike në kushtet e konfliktit të interesit.

Shqipëri-Armeni për “Francë 2016″/ Tifozët armenë deklarojnë se nuk ka bashkëpunim me serbët për të djegur flamurin shqiptar në “Elbasan Arena”

Postuar në 27 Mars, 2015 06:25

“Ne nuk do të prekim flamurin shqiptar dhe aq më pak ta djegim atë”, kanë deklaruar përmes një njoftimit për shtyp grupimi i tifozëve armene “First Armenian Front”, grupim ky i njohur zyrtarisht edhe nga Federata Armene e Futbollit dhe që pritet të zbarkojë në Tiranë për të qenë në “Elbasan Arena” të dielën gjatë përballjes. Agjencia Telegrafike e Lajmeve, shkruan se situata është sqaruar pikërisht tani kur na ndajnë dhe tre ditë nga përballja mes Shqipërisë dhe Armenisë për eleminatoret e “Francë 2016″.

Shkullaku në “Mapo”: “Rilindja është bërë Riciklim, Edi Rama duhet të jepte llogari, por…

Postuar në 27 Mars, 2015 05:32

“Rilindja është bërë Riciklim”. Kështu shprehet në një shkrim të tij botuar tek gazeta “Mapo”, analisti Armand Shkullaku.  Në këtë shkrim ai vazhdon: “Dje, pas votimit në Kuvend për t’i hapur rrugën arrestimit të dy deputetëve të shumicës, shqiptarët panë kryeministrin e tyre që foli se duhej të fliste, por në fakt nuk tha asgjë. Atë që nuk e tha me fjalë, Rama e demonstroi me nervozizmin e tij, me akuzat bajate ndaj opozitës, me rikthimin e 21 janarit për të balancuar politikisht prokurorinë dhe me mungesën totale të një ndjese publike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme