Reagim i pritshëm i ambasadës amerikane për arrestimin e Doshit e Frrokut. Thirrje Prokurorisë dhe Gjyqësorit të përmbushin përgjegjësitë dhe të zbatojnë ligjin

Postuar në 27 Mars, 2015 10:15

Ambasada Amerikane në Tiranë nuk e ka fshehur interesimin e lartë të saj për ecurinë e çështjes “Doshi” qëkurse deputeti i Shkodrës u përjashtua nga grupi parlamentar i Partosë Socialiste. Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara është shprehur që në fillim të hetimeve ndaj akuzave të Doshit për mbështetje pa rezerva ndaj Prokurorisë shqiptare, duke e shoqëruar deklaratën e saj edhe me një qëndrim politik për largimin e të inkriminuarve nga radhët e politikës. Edhe reagimi i saj pas arrestimit të Doshit e Frrokut ishte i parashikueshëm në mbështetje të organit të akuzës, por duke mos lënë pas edhe mesazhet politike ndaj shtetarëve shqiptarë. Po poshtë po ju përcjellim deklaratën e plotë të Ambasadës Amerikane për arrestimin e dy deputetëve: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt. Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.”

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.