Mandati i Koço Kokëdhimës shqyrtohet në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, më 6 prill

Postuar në 27 Mars, 2015 08:22

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë të ditur sot se kërkesa e PD-së për të hequr mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, do të shqyrtohet në datën 6 prill. Kuvendi bën me dije se kreu i tij, Ilir Meta, e ka përcjellë kërkesën në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, por mbledhjet nuk janë zhvilluar për shkaqe objektive dhe përgatitjen e deputetit në fjalë dhe avokatit të tij. PD-ja akuzon Kokëdhimën se kompani të tij kanë përfituar fonde publike në kushtet e konfliktit të interesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.