Studimi/ Perspektiva, 91% e shqiptarëve do të votonin anëtarësimin në BE

Postuar në 27 Mars, 2015 09:13

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Fondacioni për Shoqërinë e hapur në Shqipëri, publikuan sot studimin më të fundit të titulluar “ Studimi kombëtar mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë – Perceptime dhe Realitete”, studim ky që u krye gjatë periudhës Maj – Tetor 2014. Një nga gjetjet kryesore të këtij studimi ishte se nëse nesër do të zhvillohej një referendum mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, 91% e shqiptarëve do të votonin për të. Gjithashtu studimi tregon se 77% e shqiptarëve mendojnë se integrimi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm. Ndërsa 87% e shqiptarëve mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë diçka e mirë. Gjithashtu 92% mendojnë se Shqipëria do të përfitojë nga të qënit anëtar në BE. Ndërkohë sektorët që shqiptarët mendojnë se do të përmirësohen më tepër nga aderimi në BE janë arsimi, ekonomia, mjedisi, eksporti produkteve dhe mirëqeverisja. 53% e shqiptarëve mendojnë se vendi është gati t’i bashkohet BE, ndërsa 69% shprehen se BE duhet të na pranojë si anëtar, megjithëse Shqipëria nuk është ende gati.

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

91% e ketyre qe do votonin jane pjese e atyre mitingjeve te PS, PD, shoqes LSI & Co. Pra jane ato qe u kane shplare trurin partite tona per vite me radh, na votoni ne se do hyme ne BE, do hyme ne BE dhe parajsa na pret, nuk do bejme asgje, do hame me luge floriri, ops floririn na e ka vjedhur Meta. :)

Submitted by Kritiku (not verified) on

Ky eshte studimi me kot qe behet! BE-ja nuk e ka per gje te "financoje" ca grupe studiuesish, ka ca para, "grupet e studiuesve" jane te mire-lidhur per ata qe mbajne "kycet" e parave dhe voila! behet studim!

Nje studim te tille e ka nisur me se pari Kajsiu - i ashtequajtur barometer integrimi. Nuk di nese keta kane ndonje lidhje me Kajsiun; di qe Kajsiu i "ka bere naften" Shqiperise duke shkuar andej nga Amerika Latine.

Studime te tilla kane dy probleme kryesore:

Problemi i pare eshte "karakteri pershkrues". "Mundim" goxha i madh per te mesuar jane/s'jane shqiptaret pro integrimit ne BE! Kur ne fakt, nese duhej te behej ndonje studim, parate nuk duheshin shpenzuar per kete, por per te kuptuar motivet prapa qendrimit qe mbajne shqiptaret! pra, parate per "pse"-ne, jo para per numerimin e patave ne rruge! Ja e morem vesh qe 92% e shqiptareve jane per integrim! E pastaj? C'vlere ka kjo gje? A kontribuon kjo ne te kuptuarit e dinamikave prapa marredhenieve Shqiperi-BE?

Problemi i dyte eshte supozimet nga niset studimi. Studimi niset nga supozimi qe integrimi eshte vetem nje gje e mire dhe e desherueshme per shqiptaret. Kjo eshte arsyeja perse studimi rreket te "gjeje" ne c'numer jane shqiptaret pro integrimit sesa te zhytet ne kuptimin e faktoreve qe qendrojne prapa shifrave. Dhe nisja nga nje supozim i gabuar eshte nje problem i madh! Sepse esenca e integrimit nuk eshte aspak ideja "e luges ne brez" qe mbajne shqiptaret - shumica e shqiptareve, rrezik pikerisht ai 92%-shi, e shohin BE-ne si nje qyp me mjalte, qe per te futur doren aty, thjesht duhet marre "viza europiane e antaresimit," por tani nje vize jo per nje shqiptar te vetem, si shqiptaret qe trokisnin ne ambasada, por vize per nje popull te tere! Esenca e integrimie eshte menaxhimi i interesave kombetare, arritja e perfitimeve por edhe marrja e obligimeve, leshimi i autoritetit dhe sovranitetit kombetar por njekohesisht edhe aftesimi per patur kapacitetin e nevojshme per te "drejtuar" strukturat dhe institucionet e dala nga integrimi sa here qe te bie radha nga rotacini! Shqiptaret, me shume se ne menyre simetrike, pra nga kendveshtrimi i paritetit midis asaj qe jep dhe asaj qe merr, midis aftesise per te plotesuar detyrimet dhe aftesimit per te egzekutuar obligimet ne pikepamje te drejtimit te strukturave dhe institucioneve, integrimin me BE e shohin  ne menyre asimetrike: BE-ja te paguaje per ekonomine, qeverisjen, gjithashka ne Shqiperi ndersa shqiptaret thjesht tu jepet mundesia te levrijne si te duan ne Evrope!

Studimi mund te kete edhe probleme te tjera, metodologjike dhe konceptuale. Por sado probleme te kete, persakohe qe BE-ja ka dhe jep ca para, kush po pyet per kredibilitetin dhe vlefshmerine e studimit! Rrofshin konferencat ku na del fytyra dhe na "kenaqet shpirti" te tregojme se ja "kemi bere studim" dhe kemi gjetur "kete" e "ate" - ha-ha-ha-ha!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.