Basha ankesa te Pagano i Bankës Botërore: Reformat e qeverisë kanë futur vendin në krizë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pati sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano. Ai u shpreh e shqetësim për krizën ekonomike që ai ka theksuar se ka përfshirë vendin për shkak të politikave të qeverisë që kreu i opozitës i quan "të gabuara dhe arbitrare". Basha theksoi se qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale. Basha u shpreh se aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative, si në rastin e skemës së pensioneve. Ai evidentoi gjithashtu si dështim të qeverisë sektorët jetikë si shëndetësia e arsimi. Bllokimi i paligjshëm planeve urbane, ka ndalur sipas tij, segmentin më të rëndësishëm të ekonomisë që sillte rritje dhe punësim. Të gjithë këto, theksoi ai, kanë ndikuar drejtpërdrejt që papunësia dhe varfëria të kapin në nivele alarmante.
Add new comment