Arkiv-Lajme
Prokurorët nuk pranojnë të zbardhin akuzën me të cilën mbahet në burg Durim Bami. Për Tom Doshin nuk ka akuzë, por regjistrim të procedimit penal
Përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk kanë pranuar të bëjnë publike se cila është akuza me të cilën Durim Bami mbahet sot në burg. Pyetja është bërë nga deputeti demokrat Arben Ristani, por prokurori ka deklaruar se ky është sekret hetimor. Përfaqësuesit e prokurorisë janë shprehur se leja e kërkuar për arrestimin e Tom Doshit është në bazë të regjistrimit të procedimit penal, por la dhënë sqarime se për çfarë akuzohet. “Po na kërkon të arrestojmë një deputet. Për cilën arsye e bëni këtë kërkesë. Cila është akuza”, pyeti Ristani.
Doshi: “Durim Bamin e kërcënuan me jetën e fëmijëve në qeli. Ishte një pjesëtar i RENEA-s. Ballafaqimi me Bamin është i filmuar"(përditësuar)
Deputeti Tom Doshi ka deklaruar sot para Këshillit të Rregullores në Parlament se ndaj Durim Bamit është ushtruar presion dhe është aplikuar kërcënim dorekt në qeli. Sipas Doshit, Bamit, i ka shkuar në qeli një pjesëtar i RENEA-s që i ka bërë të qartë se dëshmia e tij, do të sillte ekzekutimin e fëmijëve. Doshi madje ka shtuar se për këtë ekziston video dhe një transkript që disponohet në prokurori, një akuzë kjo e rëndë.
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë, M. të Zi, Kroacisë dhe Bosnje-Hecegovinës për Korridorin e Kaltër
Është hedhur një hap më tej, të paktën në planin ligjor, për atë që kryeministri dhe PS-ja e kanë quajtur Korridori i Kaltër. Sot qeveria ka marrë vendim për miratimin në parim të Memorandumit të mirëkuptimit mes Shqipërisë, Bosnjes, Malit të zi dhe Kroacisë. Teksti që shoqëron vendimin ende nuk është zbardhur, por akti zyrtarizon angazhimin e këtyre shteteve për të vënë si objektiv veprën në fjalë.
Nis me mesazhe shantazhuese dhe debate mbledhja në Këshillin e Mandatave dhe të Rregullores. Shumica kërkon zhvillimin e saj me dyer të mbyllura
Mesazhet shantazhuese kanë qenë paradhënie për mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve në Parlamentin shqiptar. E parashikuar si një mbledhje ku deputeti Tom Doshi do të paraqesë ato që i quan “fakte tronditëse”, ajo ështëarirë nga një deklaratë e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili ka akuzuar Doshin se ka falsifikuar raportin mjekësor që justifikoi mungesën dhe shtyrjen e mbledhjes së shkuar, por edhe ka shtuar se edhe ai “do të paraqesë fakte tronditëse”.
FSHF po funksionon si treg i zi. Biletat për ndeshjen me Armeninë u jepen nën dorë sekserëve
Të gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë është pothuaj mision i pamundur, përveçse t’i drejtohesh tregut të zi ku mund t’i gjesh me bollëk. Në sportelet e Federatës Shqiptare të Futbollit si në Tiranë ashtu dhe në Elbasan shitja e biletave është bërë në mënyrë ilegale dhe të gjitha biletat e nxjerra në treg në këtë formë janë marrë nga sekserët që i shesin ato 4 ose 5-fish me shtrenjtë.
Ndërron jetë, Ylli Vejsiu, themelues i PD-së dhe ish-ministër i Arsimit
Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, Ylli Vejsiu, themelues i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i Arsimit. Vejsiu vuante nga një sëmundje e rëndë.(Tema)
Prokuroria ndryshon akuzën për Durim Bamin. Nga “tentativë vrasje” në “krijim provash të rreme”
Duke i qëndruar dyshimeve për inskenim të vrasjes së dy deputetëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndryshuar edhe akuzën për Durim Bamin. 36-vjeçari nga Fushë Kruja që shfaqet në videon me Tom Doshin, i cili u arrestua me akuzën për “tentativë vrasje të funksionarëve publikë” tashmë akuzohet për krijim provash të rreme. Bami rrëfeu fillimisht në zyrën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri se ishte pajtuar për të vrarë Tom Doshin dhe Mhill Fufin, por pas arrestimit në pikën doganore të Hanit të Hotit ai u tha prokurorëve se gjithçka ishte inskenuar nga deputeti Tom Doshi.
Qeveria rikthen “duty free shops” në pikat doganore. Kusht paraprak, afrimi i investitorëve të huaj me reputacion në këtë fushë
Në një draft ku argumenton përparësitë e hapjes së “dyqaneve të çliruara nga taksat” në pikat doganore qeveria ka çuar për diskutim në kuvend projektligjin për rihapjen e (duty free shops) edhe në pikat kufitare tokësore dhe detare. Në relacionin shpjegues të ligjit jepen edhe arsyet për avantazhet që krijohen nga hapja e (duty free shops) që aktualisht funksionojnë vetëm në aeroportin “Nënë Tereza”.
Propozim i kryeprokurorit kroat, Cvitan: “Hetimi dhe gjykimi i ministrave dhe deputetëve, të jetë kompetencë e Krimeve të Rënda”
Prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri, kryeprokurori i Kroacisë, Dinko Cvitan, i cili ka në karrierën e tij edhe çështjen ndaj ish-kryemimistrit Ivo Sanader, i arrestuar për korrupsion. Cvitan thuhet se po sjell përvojën e tij në vendin tonë dhe sot ka bërë një propozim që kërkon ndryshime ligjore. Sipas tij, “hetimi dhe gjykimi i ministrave dhe deputetëve të jetë kompetencë e Krimeve të Rënda, duke qënë se është një strukturë e specializuar në këtë drejtim”. Kjo shmang procedurat burokratike, por edhe e vendos zyrtarin para përgjegjësive të reja.
Projektligji për Arsimin e Lartë, Artan Fuga paralelizon pasojat me ligjin 7501 për tokat: “Do të krijojë një arsim për çunat dhe gocat e babit dhe mamit që janë të pasur”
Artan Fuga shkruan sërish sot për projektligjin për Arsimin e Lartë, i cili ka ndarë komuntetin pedagogjik. Fuga është kritik dhe madje deklaron se nisma aktuale thjesht sa do t'i japë dërrmën e fundit Arsimit të Lartë në Shqipëri. Për ta kuptuar sesi i vihet dërrma diçkaje, shembujt mund të gjenden kollaj në Shqipëri dhe Fuga vetëshërbehet lehtësisht në këtë rast: “Projekt-ligji për arsimin e lartë është një tekst i keq i përgatitur në zyra nga individë të izoluar, e parasë publike për të pasurit dhe pa pikë transparence.