Prokuroria ndryshon akuzën për Durim Bamin. Nga “tentativë vrasje” në “krijim provash të rreme”

Postuar në 25 Mars, 2015 08:51

Duke i qëndruar dyshimeve për inskenim të vrasjes së dy deputetëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndryshuar edhe akuzën për Durim Bamin. 36-vjeçari nga Fushë Kruja që  shfaqet në videon me Tom Doshin, i cili u arrestua me akuzën për “tentativë vrasje të funksionarëve publikë” tashmë akuzohet për krijim provash të rreme. Bami rrëfeu fillimisht në zyrën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri se ishte pajtuar për të vrarë Tom Doshin dhe Mhill Fufin, por pas arrestimit në pikën doganore të Hanit të Hotit ai u tha prokurorëve se gjithçka ishte inskenuar nga deputeti Tom Doshi. Ai ka pranuar njohjen si me Doshin ashtu dhe me deputetin tjetër Mark Frroku, i cili po ashtu është nën akuzë për deklarim të rremë dhe cilësohet nga prokuroria si ideatori i skenarit të vrasjes së dy deputetëve nga kryetari i kuvendit, Ilir Meta.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.