Projektligji për Arsimin e Lartë, Artan Fuga paralelizon pasojat me ligjin 7501 për tokat: “Do të krijojë një arsim për çunat dhe gocat e babit dhe mamit që janë të pasur”

Artan Fuga shkruan sërish sot për projektligjin për Arsimin e Lartë, i cili ka ndarë komuntetin pedagogjik. Fuga është kritik dhe madje deklaron se nisma aktuale thjesht sa do t'i japë dërrmën e fundit Arsimit të Lartë në Shqipëri. Për ta kuptuar sesi i vihet dërrma diçkaje, shembujt mund të gjenden kollaj në Shqipëri dhe Fuga vetëshërbehet lehtësisht në këtë rast: “Projekt-ligji për arsimin e lartë është një tekst i keq i përgatitur në zyra nga individë të izoluar, e parasë publike për të pasurit dhe pa pikë transparence. Bota akademike është mbajtur nën presion, është fyer dhe etiketuar nga përgatitësit e këtij teksti dhe nga përfaqësues të dikasterit. Ligja elektrorale shkatërroi të drejtën e votës. E thamë që dhjetë vjet më parë. Askush nuk na e vari. Ligji 7501shkatërroi bujqësinë, e thamë 20 vjet më parë. E kush dëgjonte!!! Ky projekt-ligj i arsimit të lartë nuk do shkatërrojë vetëm arsimin, ai është në krizë e agoni tashmë, por do t'i japi dërmën e fundit, do ta dëmtojë arsimin si instrument drejtësie sociale”, thotë ai. Cilat janë pasojat? Ja se çfarë parashikon me këtë rast pedagogu Fuga: “E para, do të krijojë një arsim për çunat dhe gocat e babit dhe mamit që janë të pasur dhe do t'i zhysë në mjerim dijeje fëmijët e popullit. E dyta, do të marrë lekat e buxhetit, nxjerrë nga taksat tona, për t'ua dhënë privatëve që në universitetet që kanë ngritur, marrin lekët e studentëve dhe shpesh i bëjnë investime për fitim në fusha për përvetësim personal. Me lekët e taksave të studentëve të popullit do të mbushi xhepat e privatëve”. Nëse këto konfirmohen si të vërteta, të paktën do kërkuar një minimum ndershmërie nga qeveria dhe PS-ja që të heqin dorë nga deklarimi si forcë e majtë.
https://www.facebook.com/pages/Artan-Fuga/27892188595?ref=ts...
s.z
Comments
Une nuk e kam lexuar
<p>Une nuk e kam lexuar projektligjin, dhe edhe po ta kisha lexuar mbase nuk do te isha ne gjendje te jap ndonje mendim, por sikur vetem pjesa e financimit te jete sic thote Fuga, ky do te perbente nje skandal te papare. Ne asnje vend te botes shkollat private nuk mbahen me parate e taksapaguesve. Shkollat (Universitetet) private mbahen me pagesat e studenteve (tuition fee) dhe me donacione nga filantropistet ose industrite qe jane te interesuara per projektet kerkimore-shkencore te atyre shkollave. Paraja publike nuk mund t'i jepet privatit, kesaj i thone te legalizosh vjedhjen diten per diell dhe te ushqesh nje klientelizem vrastar brenda shoqerise.</p>
Edi Rama e shiti arsimin tek
<p>Edi Rama e shiti arsimin tek miqte e tij te universiteteve private. Diskutimet jane te kota. </p>
Add new comment