Arkiv-Lajme
Zbardhet urdhri i ndalimit për Mark Frrokun: Rrezik për t’u larguar nga vendi, akuzohet edhe nga drejtësia belge
Sipas të përditshmes “Panorama” ndalimi i deputetit Mark Frroku, argumentohet në urdhrin e firmosur nga vetë kryeprokurori, Adriatik Llalla, në të cilin mes arsyeve të prangosjes së tij, renditet rreziku i largimit, vënia në rrezik e provave nga ana e deputetit kristiandemokrat dhe akuzat ndaj tij të prokurorisë belge. Në urdhrin e ndalimit për Frrokun, theksohet se qenia e lirë e tij mund të cenojë vërtetësinë e provave për llogari të hetimit.
Artan Lame flet për dy çështje: Shqipëria me 427 mijë ndërtime pa leje që duhen legalizuar/ Për Tiranën më hanë duart, jam në pritje.
Emri i Artan Lames është diskutuar ndër të parët për Bashkinë Tiranë ndërsa ai vetë e ka shfaqur publikisht ambicien e tij për të qenë në krye të saj. Ndërsa sot drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, rikonfimoi sot dëshirën e tij për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës duke theksuar se është në pritje të një konkurrimi publik brenda radhëve të Partisë Socialiste. Në një konferencë për shtyp, paraditen e sotme pyetjes: Të hanë akoma duart për Tiranën Lame u përgjigj: “Natyrisht, për Tiranën më hanë, dhe vazhdojnë të më hanë duart. E kam bërë publike.
“Monitor”/ Politika shtrënguese e qeverisë për rritjen e pagave, pas indeksimit, rroga mesatare në shtet shkon 53,800 lekë
“Monitor” shkruan se paga mesatare në sektorin shtetëror pësoi një rritje me 1.7 % për qind në fund të vitit që shkoi në krahasim me tremujorin e tretë të vitit dhe një rritje 1.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas “Monitor” në vlerë monetare paga mesatare në shtet aktualisht është 53,800 lekë, një vit më parë ishte 52,600 lekë. Rritja në këto nivele mësohet të ketë ardhur nga indeksimi që qeveria bëri pagat e administratës në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014.
Daçiç në “Blic” lavdëron mikpritjen në Prishtinë dhe shton se përshtypjen më të madhe e ka nga një polic shqiptar
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka shpalosur përshtypjet e vet për qëndrimin e tij të parë në Prishtinë pas vitit 1999. Daçiç për gazetën e Beogradit “Blic” ka thënë se Prishtina është ndryshuar relativisht, përmendore të reja, emërtim të reja, ka shtuar ai, transmeton “Koha.net”. “Kemi qenë në hotelin që tash i takon Bexhet Pacollit, por unë e quajta sipas emrit të vjetër “Bozhur”. Më duhet të pranoj se njerëzit nga Qeveria e Kosovës kanë qenë shumë mikpritës.
“Panorama”/ Tom Doshi dhe Mark Frroku natën e parë në një qeli pa shtretër, pa lidhëse këpucësh e rrip pantallonash
“Panorama” shkruan se Tom Doshi dhe Mark Frroku se ata janë vendosur në dy qeli normale në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, larg nga njëri- tjetri. Doshi ka qenë i qetë, kurse Frroku ka konsumuar disa cigare rresht. Të dyve iu janë marrë shenjat e gishtave, iu janë hequr lidhëset e këpucëve dhe rripat e pantallonave dhe janë dërguar në qeli pa asnjë person tjetër brenda. Doshi dhe Frroku kanë refuzuar vaktin e darkës nga mensa e policisë. Më vonë të afërmit u kanë sjellë ushqim dhe veshje. Doshi ka pasur pak probleme shëndetësore për shkak të tensionit, por jo ndonjë gjë alarmante.
Përgjime e tabulate telefonike, provat e Prokurorisë kundër Doshit, Frrokut e Bamit
Prokuroria e Përgjithshme do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë brenda 48 orëve për të vlerësuar ndalimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Sipas “Top Channel” jozyrtarisht mësohet se ndaj Tom Doshit prokurorët do të kërkojnë vlerësimin e masës në bazë të akuzës për kallëzim të rremë, kanosje dhe deklarim i rremë, ndërsa për Mark Frrokun kallëzim i rremë dhe deklarim i rremë. Po ashtu mësohet se për të mos ndarë çështjen, po në Gjykatën e Lartë do të kërkohet edhe masa e sigurisë për Durim Bamin, i cili fare mirë mund të gjykohej edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.
“Zëri”/ Rreth 195 persona nga Kosova kanë shkuar në Siri edhe Jahjaga ka nënshkruar Ligjin që ndalon kosovarët për t'iu bashkuar luftërave të huaja.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka nënshkruar Ligjin që ndalon kosovarët për t'iu bashkuar luftërave të huaja. “Zëri” shkruan se deri më tash janë arrestuar rreth 80 persona si të dyshuar, të cilët edhe pse janë arrestuar para miratimit të këtij ligji, në rast se shpallen fajtorë, i pret burgu deri në 15 vjet. Kësaj rruge ia kanë mësyrë shumë kosovarë. Korridorin që e lidh Kosovën me Turqinë dhe Sirinë, e ndoqën ata që kishin për qëllim rreshtimin përkrah organizatave terroriste ISIS e Al-Nusra.
Topalli në “News 24”: Burgosja e deputetëve përpjekje dëshpëruese për të fshehur sponsorizuesin e vrasjes së dy deputetëve e për të shpëtuar Ilir Metën
E ftuar në studion e lajmeve në “News 24” ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Topalli shkoi në një linjë me ishkryeministrin Berisha, kur tha se arrestimi i tyre është falso dhe bëhet për të mbrojtur Ilir Metën. Përballë deputetes së PDsë ishte kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Tedi Blushi.
Avokati i Tom Doshit: Prokuroria në vendimin e saj kaloi kompetencat. Policia sekuestroi laptopin ku janë bisedat e deputetit me mbrojtësit e tij ligjor
Vladimir Meçi, që është dhe avokati i deputetit Tom Doshi, pranoi se policia gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e klientit të tij, ka sekuestruar një laptop dhe një Usb. Në një intervistë telefonike të dhënë mbrëmjen e së enjtes për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, Meçi tha se në laptopin e sekuestruar nga policia, deputeti Doshi komunikonte me mbrojtësit e tij ligjor. “Një USB dhe një laptop për të cilin komunikonte me avokatin e tij. Aty janë të gjitha materialet e kohëve të fundit mes avokatëve dhe zotit Doshi”, deklaroi Vladimir Meçi.
Arben Ristani paralajmëron me bindje të plotë: “Do të ketë zgjedhje të parakohshme”
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Arben Ristani, ka komentuar sot deklaratën e se nëse nuk miratohet platforma e dekriminalizimit, opozita nuk hyn në zgjedhje. Ristani është shprehu shumë i bindur se “ne duam që më 21 qershor të bëjmë edhe zgjedhje lokale edhe zgjedhje të përgjithshme. Dhe të jeni të bindur që do të ketë zgjedhje të parakohshme”. Diversion apo opozita ka ende një as nën mëngë?