“Panorama”/ Tom Doshi dhe Mark Frroku natën e parë në një qeli pa shtretër, pa lidhëse këpucësh e rrip pantallonash

Postuar në 27 Mars, 2015 03:04

“Panorama” shkruan se Tom Doshi dhe Mark Frroku se ata janë vendosur në dy qeli normale në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, larg nga njëri- tjetri. Doshi ka qenë i qetë, kurse Frroku ka konsumuar disa cigare rresht. Të dyve iu janë marrë shenjat e gishtave, iu janë hequr lidhëset e këpucëve dhe rripat e pantallonave dhe janë dërguar në qeli pa asnjë person tjetër brenda. Doshi dhe Frroku kanë refuzuar vaktin e darkës nga mensa e policisë. Më vonë të afërmit u kanë sjellë ushqim dhe veshje. Doshi ka pasur pak probleme shëndetësore për shkak të tensionit, por jo ndonjë gjë alarmante. Siç raporton “Panorama”, në qelitë e tyre nuk ka shtretër, por thjesht stola për t’u ulur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.