“Zëri”/ Rreth 195 persona nga Kosova kanë shkuar në Siri edhe Jahjaga ka nënshkruar Ligjin që ndalon kosovarët për t'iu bashkuar luftërave të huaja.

Postuar në 27 Mars, 2015 00:52

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka nënshkruar Ligjin që ndalon kosovarët për t'iu bashkuar luftërave të huaja. “Zëri” shkruan se deri më tash janë arrestuar rreth 80 persona si të dyshuar, të cilët edhe pse janë arrestuar para miratimit të këtij ligji, në rast se shpallen fajtorë, i pret burgu deri në 15 vjet. Kësaj rruge ia kanë mësyrë shumë kosovarë. Korridorin që e lidh Kosovën me Turqinë dhe Sirinë, e ndoqën ata që kishin për qëllim rreshtimin përkrah organizatave terroriste ISIS e Al-Nusra. Ky fenomen alarmoi institucionet e sigurisë në vend, të cilat janë vënë në ndjekje të atyre që organizojnë ose kryejnë akte terroriste. Prandaj deri tash janë ushtruar shumë kallëzime penale. Policia e Kosovës ka hapur hetime dhe ka ushtruar kallëzime penale për mbi 130 persona lidhur me pjesëmarrjen në organizata terroriste, organizimin, rekrutimin nxitjen dhe financimin e individëve për t’iu bashkuar organizatave terroriste dhe për të gjitha këto raste është duke u bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale. Besohet se numri i kosovarëve që i janë bashkuar luftës në Siri e Irak sillet rreth 195 veta.

 

http://www.zeri.info/aktuale/25527/rreth-195-persona-nga-kosova-kane-shkuar-ne-siri/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.