Daçiç në “Blic” lavdëron mikpritjen në Prishtinë dhe shton se përshtypjen më të madhe e ka nga një polic shqiptar

Postuar në 27 Mars, 2015 03:17

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka shpalosur përshtypjet e vet për qëndrimin e tij të parë në Prishtinë pas vitit 1999. Daçiç për gazetën e Beogradit “Blic” ka thënë se Prishtina është ndryshuar relativisht, përmendore të reja, emërtim të reja, ka shtuar ai, transmeton “Koha.net”. “Kemi qenë në hotelin që tash i takon Bexhet Pacollit, por unë e quajta sipas emrit të vjetër “Bozhur”. Më duhet të pranoj se njerëzit nga Qeveria e Kosovës kanë qenë shumë mikpritës. Kanë respektuar çdo gjë, filluar nga neutraliteti i statusit të konferenca deri te shkathtësia e përgjithshme”, ka thënë Daçiç për “Blic” dhe shton përshtypjen më të madhe e ka nga një polic shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.