Arkiv-Lajme

Një detaj nga kontrata në diskutim me kinezët për Rrugën e Arbrit. Pagesa nga shteti në rastin kur qarkullimi i automjeteve do të jetë nën një nivel të caktuar

Postuar në 25 Mars, 2015 05:50

Qeveria është në diskutime me kompanine kineze “China State Construction Company” për kontratën konncesionare të ndërtimit dhe shfrytëzimit të Rrugës së Arbrit. Ajo siç është bërë publike po negociohet me një procedurë të veçantë me qëllim mundësinë e realizimit më një kohë të shkurtër.

Përballja me Armeninë, mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj, dëmtohet. Në pikëpyetje aktivizimi i tij

Postuar në 25 Mars, 2015 05:27

Mërgim Mavraj, mbrojtës i Këlnit dhe një pikë e fortë e kombëtares shqiptare, nuk do të luajë në ndeshjen epme Armeninë që zhvillohet ditën e djelë. “29 vjeçari ndjeu probleme në seancën e paradites, shqetësime që u dukën të papërfillshme në momentin e parë. Një përgjigje për gjendjen e Mavraj, stafi mjekësor do ta japë në orët e ardhshme kur mbrojtësi t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar”, raporton ATSH. Ndeshja me Armeninë luhet në kuadër të eliminatoreve Euro 2016 dhe është e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë.

Konstanin Xhuvani kërkon zbutje dënimi në Apel. “Veprova pa dashje dhe nën efektin e alkoolit”

Postuar në 25 Mars, 2015 05:08

Konstandin Xhuvani ka kërkuar zbutje të dënimit të tij, duke deklaruar se ka vepruar në kushtet e efektit të alkoolit. News24 raporton se ai ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit që më datë 16 mars duke ngritur në rrugë gjyqësore pretendime për vendimin e Gjykatës së Rrethit që e dënoi me 35 vjet. Ankesë ka bërë edhe prokuroria e cila kishte kërkuar burg përjetë për Xhuvanin, i cili vrau katër persona. Dënimi me 35 vjet u arsyetua nga gjykata si i marrë në kushtet e një gjykimi të shkurtuar për të pandehurin që është djalini ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani.

Arrestohet xhihadisti 38-vjeçar nga Kavaja. Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Breshias në Itali

Postuar në 25 Mars, 2015 02:57

38-vjeçari Alban Elezi, nga fshati Rrakull i Kavajës është një nga dy shqiptarët e arrestuar në kuadër të një operacioni të shtrirë në Itali e Shqipëri për goditjen e celulave islamike që dyshohet se përgatisinin akte terroriste.  Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit në bazë të urdhërit ndërkombëtar për arrestimin e këtij shtetasi.

Atentat në Prishtinë, vritet polici hetues i krimeve ekonomike dhe korrupsionit. Dyshohet për shkak të detyrës

Postuar në 25 Mars, 2015 02:29

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7, në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Burime të “Koha.net”bëjnë të ditur se i vrari është Shemsi Gashi, oficer hetues për krime ekonomike e korrupsion, që sugjeron se vrasja e tij mund të ketë lidhje me luftimin e korrupsionit dhe të krimeve ekonomike. Policia i tha “Koha.net” se ka disa pista për motivet e kësaj vrasjeje, porse për shkak të hetimeve nuk i bën publike.

“MAPO” publikon raportin e 'Krimeve të Rënda' . Çështja 'Doshi', pse u rrëzua kërkesa që të merrej në pyetje Prokurori i Përgjithshëm

Postuar në 25 Mars, 2015 02:20

Një ditë përpara se të kërkohej arrestimi i deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesat e Doshit për marrjen në pyetje të Prokurorit të Përgjithshëm, përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetime dhe administrimin si provë të pamjeve filmike të aeroportit të Hanoverit. “Nuk konsiderohet e nevojshme pyetja e Prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet në vendim.

Intervista në “Zëri”/ Serwer: Gjykata Speciale s’bën “pastrime politike”

Postuar në 25 Mars, 2015 02:01

Krijimi i Gjykatës Speciale mund të jetë i dhimbshëm dhe i vështirë për Kosovën, mirëpo është shumë e rëndësishme për vendin që të dëshmojë një gatishmëri për hetimin e akuzave për krime të luftës dhe gjykimin e tyre në një mënyrë të drejtë. Kështu ka thënë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, profesori universitar dhe njohësi i mirë i politikave ndërkombëtare, në veçanti atyre ballkanike, Daniel Serwer. Sipas tij, Gjykata Speciale ka mundur të evitohet, siç thotë ai, sikur gjyqësia kosovare të bënte një punë më efikase, duke u marrë në mënyrë më efektive me krimet e luftës.

“Gazeta Shqiptare” zbardh debatin në PS për zgjedhjet vendore, Fino­Ruçi, replika për negociatat me LSI­-në

Postuar në 25 Mars, 2015 01:49

Sipas “Gazeta Shqiptare” deputeti socialist, Bashkim Fino kërkoi dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që deputetët të ishin informuar më herët për negociatat që u zhvilluan me LSI­në, për ndarjen e bashkive. Grupi parlamentar u mblodh pa praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte në takimin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri­BE.  “Kam për të thënë dy gjëra”, – mësohet të jetë shprehur Fino. - “Së pari, nuk duhej t’i kishim marrë vesh nga gazetat negociatat dhe ndarjen që keni bërë me LSI­në.

“Panorama” publikon 10 emrat më të kuotuar të PD për Bashkinë e Tiranës. Basha drejt moskandidimit, në listë Bregu, Ristani e Halimi

Postuar në 25 Mars, 2015 01:44

Degët e Partisë Demokratike në Tiranë kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. “Panorama” shkruan se burimet e gazetës kanë bërë të ditur se kryetari i PD­së, Lulzim Basha, është propozuar në të gjitha grupseksionet e 11 degëve të PD­së për të garuar për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, por nga burime të besueshme në PD bëhet e ditur se Basha është drejt moskandimit. Ndërsa vihet re se emrat më aktivë në politikën e selisë blu janë propozuar në pjesën më të madhe të degëve të PD­së për të qenë pjesë e garës.

Dixhitalizimi i TVSH-së, kreu i AMA-s: “Nuk kapet afati”. Ministrja Harito: “Afati kapet për një pjesë të popullsisë. Për pjesën tjetër, negocion AMA deri në fund të 2015-s”

Postuar në 24 Mars, 2015 14:48

Sot në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Arsimit ka raportuar kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Genti Sala. Mediat kanë folur për çështje të ndryshme të raportit vjetor, por “Top-Channel” sjell në vëmendje një aspekt me interes publik: dixhitalizimi i TVSH-së. Sala ka deklaruar para komisionit se “Afati për fat të keq nuk kapet, por do të bëjmë ç’është e mundur për të nisur procesin në zonat urbane, që nënkuptojnë në Tiranë dhe Durrës, ku numri i popullsisë është shumë i lartë. Më pas, me hapa të përcaktuar, të vazhdojmë edhe në zonat e tjera”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme