Atentat në Prishtinë, vritet polici hetues i krimeve ekonomike dhe korrupsionit. Dyshohet për shkak të detyrës

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7, në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Burime të “Koha.net”bëjnë të ditur se i vrari është Shemsi Gashi, oficer hetues për krime ekonomike e korrupsion, që sugjeron se vrasja e tij mund të ketë lidhje me luftimin e korrupsionit dhe të krimeve ekonomike. Policia i tha “Koha.net” se ka disa pista për motivet e kësaj vrasjeje, porse për shkak të hetimeve nuk i bën publike.
Add new comment