“Panorama” publikon 10 emrat më të kuotuar të PD për Bashkinë e Tiranës. Basha drejt moskandidimit, në listë Bregu, Ristani e Halimi

Postuar në 25 Mars, 2015 01:44

Degët e Partisë Demokratike në Tiranë kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. “Panorama” shkruan se burimet e gazetës kanë bërë të ditur se kryetari i PD­së, Lulzim Basha, është propozuar në të gjitha grupseksionet e 11 degëve të PD­së për të garuar për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, por nga burime të besueshme në PD bëhet e ditur se Basha është drejt moskandimit. Ndërsa vihet re se emrat më aktivë në politikën e selisë blu janë propozuar në pjesën më të madhe të degëve të PD­së për të qenë pjesë e garës. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, ish­kryetari Eduard Selami, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ish­ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, këshilltari i Bashkisë së Tiranës Besnik Aliaj, ishnënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe deputetja e PDsë Jorida Tabaku, mjeku i njohur dhe deputeti i PD­së Halim Kosova, si dhe ishministri i Drejtësisë Eduard Halimi janë emrat më të kuotuar nga baza e PD­së në Tiranë.

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Ristani nuk ka skrupuj, keshtu qe nje humbje do te konsiderohej besnikeri me shume se sa pazotesi per fitore. Per pasoje, reputacioni i tij do rritet ne syte e Bashes pasi i shpeton ketij te fundit mosturperimin, nderkohe qe Saliu gjithsesi Do e konsideroje ashtu siç eshte ne te vertet-- i pamoral dhe gati per te rishitur veten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.