Përballja me Armeninë, mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj, dëmtohet. Në pikëpyetje aktivizimi i tij

Postuar në 25 Mars, 2015 05:27

Mërgim Mavraj, mbrojtës i Këlnit dhe një pikë e fortë e kombëtares shqiptare, nuk do të luajë në ndeshjen epme Armeninë që zhvillohet ditën e djelë. “29 vjeçari ndjeu probleme në seancën e paradites, shqetësime që u dukën të papërfillshme në momentin e parë. Një përgjigje për gjendjen e Mavraj, stafi mjekësor do ta japë në orët e ardhshme kur mbrojtësi t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar”, raporton ATSH. Ndeshja me Armeninë luhet në kuadër të eliminatoreve Euro 2016 dhe është e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.