Arrestohet xhihadisti 38-vjeçar nga Kavaja. Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Breshias në Itali

38-vjeçari Alban Elezi, nga fshati Rrakull i Kavajës është një nga dy shqiptarët e arrestuar në kuadër të një operacioni të shtrirë në Itali e Shqipëri për goditjen e celulave islamike që dyshohet se përgatisinin akte terroriste. Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit në bazë të urdhërit ndërkombëtar për arrestimin e këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Lajmi është publikuar edhe në mediat italiane, ku flitet për 2 të arrestuar të tjerë anëtarë të kësaj celule, nipi i tij dhe një italian me origjinënga Maroku, i cili merrej kryesisht me rekrutimin e militantëve, për llogari të Shtetit Islamik. Ndërkaq viojnë hetimet edhe për simpatizantë të Shtetit Islamik në Lombardi, Piemonte e Toskana.
l.m
Comments
Ky ne foto eshte marokini apo
<p>Ky ne foto eshte marokini apo shqiptari?</p>
Add new comment