Intervista në “Zëri”/ Serwer: Gjykata Speciale s’bën “pastrime politike”

Postuar në 25 Mars, 2015 02:01

Krijimi i Gjykatës Speciale mund të jetë i dhimbshëm dhe i vështirë për Kosovën, mirëpo është shumë e rëndësishme për vendin që të dëshmojë një gatishmëri për hetimin e akuzave për krime të luftës dhe gjykimin e tyre në një mënyrë të drejtë. Kështu ka thënë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, profesori universitar dhe njohësi i mirë i politikave ndërkombëtare, në veçanti atyre ballkanike, Daniel Serwer. Sipas tij, Gjykata Speciale ka mundur të evitohet, siç thotë ai, sikur gjyqësia kosovare të bënte një punë më efikase, duke u marrë në mënyrë më efektive me krimet e luftës. “Gjykata Speciale ka mundur të evitohet sikur gjyqësori i Kosovës të kishte ndjekur rastet e krimeve të luftës në mënyrë më të ashpër dhe në mënyrë më efektive. Atëherë do të kishte më pak nevojë për këtë Gjykatë Speciale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.