Arkiv-Lajme
Sokol Balla shkruan se çështja “Doshi” e shtyn në kohë ambicien e Metës për t’u kthyer si kryeministër. Sipas tij, nga kjo mesele Rama “del i vetmi çun i mirë”
Sokol Balla, drejtues emisioni dhe gazetar i afërt me kryeministrin aktual të Shqipërisë, shkruan një opinion në revistën “Java”. Titulli i ngjan një sihariqi për popullin: “Edi Rama, ky çun i mirë”. Në thelbin e vet opinioni vërtitet në raportet PS-LSI, apo Rama-Meta në dritën e tensioneve që provokoi çështja “Doshi”. Sipas Ballës, nga kjo situatë Rama del në optikë pozitive, sepse ai hoqi një bezdi nga Grupi Parlamentar, siç ishte Tom Doshi, që siç thotë Balla me fjalët e tij, ishte i tillë, sepse i ka qëndruar afër Edi Ramës në ditë të vështira.
Prokurori Troci, lavde në facebook për moton e fundit të Metës, “me qetësi dhe dashuri”
Një prokuror që ka bërë ‘emër” së fundi, pasi ka firmosur kërkesën e arrestit për ish guvernatorin e Bankës Qëndrore Fullani dhe kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, nuk është përmbajtur dot në facebook. Ramadan Troci, edhe pse koshient se çdo veprim në fb lë gjurmë, (apo mbase pikërisht për këtë), ka komentuar në faqen e zëdhënësit të kreut të Kuvendit Meta, E.Aleksi, ku ky i fundit ka vënë si citat pothuajse fetar shprehjen e fundit të Metës, “me qetësi dhe dashuri”. Troci komenton: “Shprehje që vlen sa 1 milion fjalë”! A ekspozon diçka ky adhurim i tij për Metën?
Janar-shkurt, rriten të ardhurat buxhetore dhe investimet
Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar të shtetit shqiptar, publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, shënojnë një rritje 0.3% të të ardhurave buxhetore në periudhën janar-shkurt, krahasuar me një vit më parë. Po të zhvishen të ardhurat jotatimore (si fitimi i Bankës së Shqipërisë, ndihmat e huaja, tarifat e shërbimeve etj.), rritja e të ardhurave rezulton 2.7%.
Siria dhe Iraku bashkëpunojnë për të luftuar ISIS-in, ministri i Jashtëm irakian takon Asadin në Damask
Ngjarjet e sollën që Siria dhe Iraku të afrohen në bashkëpunim, për të luftuar armikun e përbashkët ISIS. Ministri i jashtëm irakian, Ibrahim al-Jaafari, është takuar në Damask me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ministrin e jashtëm, Ualid Muallem. Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se të dy ministrat e jashtëm biseduan për luftën kundër terrorizmit dhe rreziqet e përbashkëta për të dy vendet.
Negociatat me BE-në, për reformat komisioneri Hahn kërkon cilësi dhe jo shpejtësi. “Edhe shpejtësia ka rëndësi”, korrigjon Rama
Për herë të parë në Tiranë, komisioneri i dikasterit të riemëruar të ekzekutivit të BE-së, “për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit”, Johannes Hahn, pas bisedimeve me faktorin politik dha një intervistë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama. Ky i fundit deklaroi se Shqipëria do të ketë gati këtë vjeshtë të plotësuara 5 prioritetet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ra në sy se Hahn në këtë fazë të tryezës së dialogut të nivelit të lartë, kërkoi nga pala shqiptare më shumë cilësi, sesa shpejtësi në reforma.
Doshi: Nesër do bëj një zbulim rrënqethës sesi janë manipuluar dëshmitarët kyçë në çështjen time
Deputeti Tom Doshi ka reaguar në facebook ndaj prokurorit të përgjithshëm Llalla, për përdorimin që pranoi t’i bëhej, siç tha Doshi, nga kreu i Kuvendit Meta. Pjesa e fundit e reagimit të tij premtonte për një zbulim rrënqethës që ai do të bëjë nesër:
“Të mërkurën shpresoj të jem mirë me shëndet, dhe në Komisionin e Mandateve do bëj publike dhe një fakt tjetër rrënqethës, pas të cilit nuk do mbetet asnjë shqiptar i paqartë pëer hetimet që janë bërë, si është fshehur e vërteta, dhe si janë manipuluar dëshmitarët kyçë në këtë histori. Me durim deri të mërkurën mbasdite”.
a.k
Platini rizgjidhet për herë të tretë në krye të UEFA-s
Michel Platini është rizgjedhur edhe njëherë në krye të Federatës Europiane të Futbollit. Ky është mandati i tretë për francezin dhe në këtë garë ai ishte i vetmi kandidat. “Ju mund të besoni në mua, ashtu si unë mund të kem mbështetjen tuaj. Ju falënderoi që më ribesuat kryesinë e UEFA-s. Garantoj se së bashku do të mbrojmë interesat e Futbollit Europian”, u shpreh Platini.
Gjinushi në Shkodër: Për kallëzime të rreme, gjithë politikanët duheshin burgosur. Nuk ja kam shitur partinë Doshit!
Gjatë një takimi me bazën e PSD-së në qytetin e Shkodrës, kryetari Skënder Gjinushi deklaroi se “për akuzën e kallëzimit të rremë nuk ka kuptim të arrestohen politikanët, pasi në këtë mënyrë i bie që të gjithë politikanët duhet të ishin në burg”. Duke u ndalur në çështjen “Doshi”, Gjinushi tha se nuk ka kuptim që deputeti të arrestohet për veprën penale të kallëzimit të rremë për të cilën akuzohet. Ndërkaq ai nuk ka pranuar të shprehet për deputetin tjetër Mark Frroku.
Në zi për 1 javë Kopshti Zoologjik. Kalit që bashkëjetonte me kaun “vrasës” i bëhet eutanazi. Veterineri: Kishin 7 vite që jetonin bashkë
Videoja “horror” me kalin e kopshtit zoologjik të Tiranës që u la për disa orë me organet jashtë pas sulmit nga një ka me të cilin bashkëjetonte prej vitesh detyroi bashkinë e Tiranës të mbyllë për një javë parkun zoologjik. Vetë bashkia e ka justifikuar mbylljen e kopshtit me disa punime që do të kryhen por ResPublica mësoi se shkak për këtë vendim është skandali me videon që bëri që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Veterineri i kopshtit ka pohuar për mediat se kali dhe kau ishin bashkë në një kafaz prej 7 vitesh dhe nuk kishte patur ndonjë egërsim mes tyre.
Një mënyrë austriake për të treguar qasjen e Europës me Shqipërinë “myslimane”. Komisioneri Hahn dhe përkthyesja heqin këpucët në xhaminë e Et’hem Beut (Video)
Për një politikan karriere si Johannes Hahn ardhja në Shqipëri në cilësinë e Komisionerit Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit përtej peshës politike që lidhet me detyrën e tij merr një kuptim edhe për faktin se ai si një politikan austriak, është treguar i kujdesshëm dhe i interesuar për raportet historike dhe kulturore të shqiptarëve. Këtë e tregoi axhenda e vizitës së tij para takimeve me zyrtarët e lartë dhe pranisë në tryezën e raundit të pestë të dialogut mes Shqipërisë dhe BE-së.