Doshi: Nesër do bëj një zbulim rrënqethës sesi janë manipuluar dëshmitarët kyçë në çështjen time

Deputeti Tom Doshi ka reaguar në facebook ndaj prokurorit të përgjithshëm Llalla, për përdorimin që pranoi t’i bëhej, siç tha Doshi, nga kreu i Kuvendit Meta. Pjesa e fundit e reagimit të tij premtonte për një zbulim rrënqethës që ai do të bëjë nesër:
“Të mërkurën shpresoj të jem mirë me shëndet, dhe në Komisionin e Mandateve do bëj publike dhe një fakt tjetër rrënqethës, pas të cilit nuk do mbetet asnjë shqiptar i paqartë pëer hetimet që janë bërë, si është fshehur e vërteta, dhe si janë manipuluar dëshmitarët kyçë në këtë histori. Me durim deri të mërkurën mbasdite”.
a.k
Comments
Toma nuk thote nje fakt
<p>Toma nuk thote nje fakt rrenqethes, por"nje fakt tjeter rrenqethes". Deri tani, sipas tij, ai na ka dhene disa fakte rrenqethese dhe neser do te na jape " nje fakt tjeter rrenqethes". Pra asgje qe do te na rrenqethe, sepse cfare ka thene deri tani, nuk na ka rrenqethur por na ka habitur me budallalliqet e tij.</p>
Add new comment