Në zi për 1 javë Kopshti Zoologjik. Kalit që bashkëjetonte me kaun “vrasës” i bëhet eutanazi. Veterineri: Kishin 7 vite që jetonin bashkë

Postuar në 24 Mars, 2015 06:25

Videoja “horror” me kalin e kopshtit zoologjik të Tiranës që u la për disa orë me organet jashtë pas sulmit nga një ka me të cilin bashkëjetonte prej vitesh detyroi bashkinë e Tiranës të mbyllë për një javë parkun zoologjik. Vetë bashkia e ka justifikuar mbylljen e kopshtit me disa punime që do të kryhen por ResPublica mësoi se shkak për këtë vendim është skandali me videon që bëri  që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Veterineri i kopshtit ka pohuar për mediat se kali dhe kau ishin bashkë në një kafaz prej 7 vitesh dhe nuk kishte patur ndonjë egërsim mes tyre. Sipas tij, kalit të gjakosur iu bë eutanazi, pasi ndërhyrja kirurgjikale ishte e pamundur për shkak të kushteve. Përfaqësues të bashkisë që kanë reaguar në media janë shprehur se nuk kanë ndërhyrë për të investuar në kopshtin zoologjik, pasi është menduar që të jepet me koncesion.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.