Janar-shkurt, rriten të ardhurat buxhetore dhe investimet

Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar të shtetit shqiptar, publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, shënojnë një rritje 0.3% të të ardhurave buxhetore në periudhën janar-shkurt, krahasuar me një vit më parë. Po të zhvishen të ardhurat jotatimore (si fitimi i Bankës së Shqipërisë, ndihmat e huaja, tarifat e shërbimeve etj.), rritja e të ardhurave rezulton 2.7%.
Nga ana tjetër, shpenzimet janë rritur 5.9%. Një rol të veçantë për këtë rritje ka luajtur shtimi i investimeve me 36.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sidoqoftë, investimet janë sa gjysma e atyre te dymujorit te parë të vitit zgjedhor 2013.
Re.Pu.
Add new comment