Sokol Balla shkruan se çështja “Doshi” e shtyn në kohë ambicien e Metës për t’u kthyer si kryeministër. Sipas tij, nga kjo mesele Rama “del i vetmi çun i mirë”

Sokol Balla, drejtues emisioni dhe gazetar i afërt me kryeministrin aktual të Shqipërisë, shkruan një opinion në revistën “Java”. Titulli i ngjan një sihariqi për popullin: “Edi Rama, ky çun i mirë”. Në thelbin e vet opinioni vërtitet në raportet PS-LSI, apo Rama-Meta në dritën e tensioneve që provokoi çështja “Doshi”. Sipas Ballës, nga kjo situatë Rama del në optikë pozitive, sepse ai hoqi një bezdi nga Grupi Parlamentar, siç ishte Tom Doshi, që siç thotë Balla me fjalët e tij, ishte i tillë, sepse i ka qëndruar afër Edi Ramës në ditë të vështira. “E vërteta është se i vetmi çun i mirë nga kjo mesele, del Edi Rama. Ai hoqi një bezdi nga grupi, që ishte Toma, i cili i kujtonte të shkuarën jo të largët, në opozitë, kur ai ishte i vetmi që i vriste vetminë, mërzinë dhe si një Red Bull pas një hangover, e mbante kur ai ishte gati duke rënë”, shkruan Balla. Për aq sa i njohim normat shoqërore, parë kështu, Toma nuk ka sesi të ishte bezdi, sa kohë ka qenë ndër të vetmit që begeniste Edi Ramën në opozitë. Dhe ky model të vepruari, pra sipas të cilit, ai që të ndihmon është i bezdisshëm, ndoshta po aplikohet edhe në raport me Ilir Metën. Sipas Ballës, Rama ka rënë dakord në marrëveshjen e 1 prillit që edhe Ilir Meta të bëhet kryeministër. Por tani, me situatën e krijuar nga Doshi, Meta duhet të presë edhe “një çiiikë më gjatë”, siç shkruan vetë Balla. Arsyet e kësaj sjelljeje të Ramës, analisti i gjen te një karakteristikë e pa vënë re për Kryeministrin, e që është modeli i sjelljes së çunit të lagjes. “A po e lexon situatën e re Ilir Meta? Këtë nuk kemi si ta dimë, pasi ata mbajnë të fshehtë kapitullin e fundit të marrëveshjes së tyre. Gjithmonë është krahasuar raporti i tyre me atë të Blair dhe Gordon Braun, por nëse ngjashmëria shkon deri në fund, Rama do t’ja linte qeverinë Metës vetëm në momentin kur ai do ta kishte thuajse të pamundur, t’i fitonte sërish zgjedhjet si Kryeministër. Por afera Doshi, duket se e afroi këtë moment të vështirë për Metën, shumë më shpejt. “Tomën” tek Meta e “çoi” Rama. Në mos personalisht, të paktën politikisht. Dhe ky është përfitimi tjetër i fshehtë, i Edi Ramës nga kjo situatë. Ndaj Edi Rama tani po sillet si çun lagjeje, që i ngre supet shokut të vet në hall: “Lal s’kam ça boj. A t’thash se je gabim?”. Edhe nëse këtë s’po ja thotë kaq hapur, duket qartë, se nëse në kapitullin e fundit të marrëveshjes së tyre, Iliri do të bëhej dikur kryeministër, tashmë do t’i duhet të presë. Një “çiiiikë” më gjatë…”, shkruan Balla. Pavarësisht se shkruhen shumë analiza për të lexuar vendimet apo qëndrimet e kryeministrit të tanishëm, është e besueshme më tepër teza e Ballës, që kemi të bëjmë me psikologjinë e një çuni lagjeje. Vetëm e paqartë mbetet se përse ky lloj çuni duhet të quhet Çun i Mirë siç bën analisti në fjalë(http://www.revistajava.al/antishqiptari/2015324/edi-rama-ky-...).
s.zaimi
Comments
Ca gazetare si ky nuk u
<p> </p><p>Ca gazetare si ky nuk u lodhen kurre me zakonin e b...lepirjes!! </p>
Edhe ankoheshin keta se
<p>Edhe ankoheshin keta se Berisha po monopolizonte median. Rob si ky apo Stefani po behen propagandist aq te dedikuar se edhe Gebelsi i famshem do ua kishte zili. Meqe ra fjala, agjensia e kontrollit ajror mire po ecen?</p>
Add new comment