Negociatat me BE-në, për reformat komisioneri Hahn kërkon cilësi dhe jo shpejtësi. “Edhe shpejtësia ka rëndësi”, korrigjon Rama

Për herë të parë në Tiranë, komisioneri i dikasterit të riemëruar të ekzekutivit të BE-së, “për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit”, Johannes Hahn, pas bisedimeve me faktorin politik dha një intervistë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama. Ky i fundit deklaroi se Shqipëria do të ketë gati këtë vjeshtë të plotësuara 5 prioritetet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ra në sy se Hahn në këtë fazë të tryezës së dialogut të nivelit të lartë, kërkoi nga pala shqiptare më shumë cilësi, sesa shpejtësi në reforma. Por ishte Rama ai që bëri një korrigjim shënjestre, duke thënë se “është shumë e rëndësishme cilësia, por edhe shpejtësia. Në vjeshtë ne do t’i japim komisionit në dorë gjithçka të plotësuar lidhur me të pestë prioritetet nëse i referohemi detyrave të shkruara. Qëllimi nuk është që të çojmë në Bruksel letra por të ndërtojmë Shqipërinë evropiane këtu”.
a.k
Add new comment