Siria dhe Iraku bashkëpunojnë për të luftuar ISIS-in, ministri i Jashtëm irakian takon Asadin në Damask

Ngjarjet e sollën që Siria dhe Iraku të afrohen në bashkëpunim, për të luftuar armikun e përbashkët ISIS. Ministri i jashtëm irakian, Ibrahim al-Jaafari, është takuar në Damask me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ministrin e jashtëm, Ualid Muallem. Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se të dy ministrat e jashtëm biseduan për luftën kundër terrorizmit dhe rreziqet e përbashkëta për të dy vendet. Damasku ka shprehur gatishmëri për koordinim me Bagdadin, në mënyrë që të ballafaqohet me kërcënimin nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, që ka nën kontroll territore të gjera në Irak dhe Siri.
a.k
Add new comment