Arkiv-Lajme

“Si e sheh Europa Gjermaninë”, kopertina e “Spiegel” shkakton polemika

Postuar në 22 Mars, 2015 06:21

Angela Merkel mes nazistëve me titullin "Superfuqia gjermane ".  Kjo është kopertina shokuese e numrit mëtë fundit të revistës “Spiegel” që ka publikuar një reportazh se si Europa e sheh Gjermaninë. Në fotomontazhin e revistës shfaqet kancelarja gjermane e veshur me ngjyra të shndritshme, me sytë nga qielli, ndërsa rrethohet nga hierarkë të Rajhut të Tretë në bardh e zi. Agjencia e Lajmeve “Ansa” raporton se kjo kopertinë ka shkaktuar polemika të forta dhe se pas pak orësh në Berlin mbërrin Aleksis  Tsipras, kryeministri grek.

Publikimi i përgjimeve në Maqedoni, ministrja e Brendshme Jankullovska flet për inskenimin e një skandali seksual deputetit rom

Postuar në 22 Mars, 2015 04:50

Në Maqedoni vijon publikimi i përgjimeve të politikanëve. Publikimet e radhës flasin për një përgjim ku ministrja e Brendshme diskuton krijimin e një skandali seksual për një politikan. “Zhurnal” shkruan se  në përgjimet që u publikuan nga Partia për Emancipimin e Romëve tregohet biseda mes ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit të Kabinetit të Kryeministrit, Martin Protugjer.

Vlahutin: Zgjedhjet e 21 qershorit, provë për negociatat për BE

Postuar në 22 Mars, 2015 04:25

Mënyra sesi do të mbahen zgjedhjet vendore të 21 qershorit dhe standartet që ato do të përmbushin do të përbëjnë një element kyç në vlerësimin që Bashkimi Europian do të japë për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. “Zgjedhjet e 21 qershorit janë një provë e vështirë dhe e rëndësishme që Shqipëria duhet të kalojë për të ecur në rrugën drejt hapjes së negociatave për antarësim në BE” është mesazhi që ambasadorja eka dhënë në intervistën e saj në “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës (që transmetohet nëser në mbrëmje).

Shtypi zbardh dokumentet e prokurorisë ku shkruhet për ekzistencën e një video-rrëfimi të Bamit nën kërcënimin e armës. Sipas prokurorisë, filmimi posedohet nga Tom Doshi

Postuar në 22 Mars, 2015 03:26

Shtypi ka trajtuar gjerësisht sot argumentet mbi të cilat është bazuar kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Gazeta “Panorama”, duke iu referuar dokumenteve të prokurorisë, shkruan për ekzistencën e një rrëfimi tjetër të Durim Bamit, ndryshe nga ai që është shfaqur në media me video. Sipas dyshimeve të prokurorisë, videoja e dytë e rrëfimit të Bamit është realizuar në shtëpinë e deputetit Doshi në Durrës nën kërcënimin e armës.

“Gërdeci”, lirohet me kusht Dritan Minxolli. “GSH” shkruan se ka plotësuar kriterin e sjelljes në burg

Postuar në 22 Mars, 2015 02:18

 Ish­drejtori i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec (e njohur edhe si “fabrika e vdekjes”), Dritan Minxolli është liruar me kusht. “Gazeta Shqiptare” shkruan se vendimi u mor pak ditë më parë, nga gjykatësi Petrit Çomo, i cili pasi shqyrtoi kërkesën e Minxollit, vendosi t’i japë atij lirinë. Sipas vendimit të gjykatës, Dritan Minxollit i kishin mbetur për të vuajtur dhe një vit, 11 muaj e tri ditë burg.

Mustafa: "Kabineti qeveritar i Kosovës, sëbashku në Udhën e Kombit, për të arritur në të njëjtën kohë në Tiranë"

Postuar në 22 Mars, 2015 01:50

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur optimist sa i përket mbledhjes që nesër do mbajnë dy qeveritë shqiptare në Tiranë. Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa shkruan se tashmë po kryhen përgatitjet e fundit për mbledhjen e përbashkët.

Bazhdari, aktivitet për fëmijët në Shkodër, nis “ekspozimi” i kandidates së të majtës për zgjedhjet lokale

Postuar në 21 Mars, 2015 14:31

Kandidatja deri tani më e mundshme e së majtës për bashkinë e Shkodrës, biznesmenia e aktivistja Keti Bazhdari, është bërë indirekt e pranishme në aktivitetet rinore të qytetit ditën e sotme, përmes organizimit në ambjentet e pedonales “Kolë Idromeno”, të një aktiviteti rinor për Ditët e Pranverës. Performanca muzikore,

Ditë e sikletshme për Flamur Bimen. Gjatë vizitës në Gjirokastër kryeministri Rama nuk i jep as dorën (Video)

Postuar në 21 Mars, 2015 13:10

Për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime e shtuna ishte një ditë e sikletshme. Me protokoll duhet të priste kryeministrin Rama që zbriti në qytetin jugor për të kryer disa inspektime të investimeve publike, nën hijen e akuzave të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre. Kryeministri në këtë vizitë kishte preferuar të ishte sportiv, dhe ajo që u vu re është se kreu i qeverisë nuk i ka dhënë as dorën kryetarit të bashkisë së Gjirokastër që kishte dalë për ta pritur.

Nga PD-LSI në përballjen PD-PS. Opozita kërkon heqjen e mandatit për Koço Kokëdhimën. Kërkesa për Doshin dhe Frrokun shqyrtohet të hënën

Postuar në 21 Mars, 2015 12:46

Kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku do të shqyrtohet të hënën. Deputeti Doshi kërkoi në Këshillin e Rregullores dhe të Mandateve shtyrjen me 7 ditë, por këshilli vendori për 2 ditë. Ndërkohë, Partia Demokratike, ka hedhur një propozim tjetër në tryezë. Deputeti Eduart Halimi ka kërkuar që të shqyrtohet edhe kërkesa për heqjen e mandatit për Koço Kokëdhimën, e cila sipas tij është depozituar prej kohësh. Duket se PD-ja po synon të fitojë sadopak diçka nga e gjithë kjo rrëmujë qe u bë, kësaj radhe me fokus në radhët e PS-së.

Nga Xhuveleria tek Idrizëria. Arben Duka shkruan ca vargje për partinë e “pulsimit të shpresës” dhe aleancat alla Berisha që bën kryetari i Rilindjes

Postuar në 21 Mars, 2015 12:06

Në fillim ishte Lufter Xhuveli. Ishte ai pra, kreu i Partisë Agrare që “kapërceu gardhin” dhe u bë aleat i Sali Berishës, ndërkohë që kursin e vet politik e kishte patur me të majtët. Asokohe, u tha e ç’nuk u tha për Xhuvelin, mirëpo ai me sa duket vetëm sa shkeli një rrugë që u bë autostrada e politikës. Poeti Arben Duka e pagëzoi këtë me fjalën: Xhuveleria. Tani u mësuam me këto kapërcime dhe duhet të themi se ato vijnë edhe nga fakti se partitë kanë pothuajse programe identike në letër. Ndaj për ato parti që çirren e shtiren se ekzistojnë për kauza të mëdha, Xhuveleria nuk shkon.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme