Nga PD-LSI në përballjen PD-PS. Opozita kërkon heqjen e mandatit për Koço Kokëdhimën. Kërkesa për Doshin dhe Frrokun shqyrtohet të hënën

Kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku do të shqyrtohet të hënën. Deputeti Doshi kërkoi në Këshillin e Rregullores dhe të Mandateve shtyrjen me 7 ditë, por këshilli vendori për 2 ditë. Ndërkohë, Partia Demokratike, ka hedhur një propozim tjetër në tryezë. Deputeti Eduart Halimi ka kërkuar që të shqyrtohet edhe kërkesa për heqjen e mandatit për Koço Kokëdhimën, e cila sipas tij është depozituar prej kohësh. Duket se PD-ja po synon të fitojë sadopak diçka nga e gjithë kjo rrëmujë qe u bë, kësaj radhe me fokus në radhët e PS-së.
Add new comment