Nga Xhuveleria tek Idrizëria. Arben Duka shkruan ca vargje për partinë e “pulsimit të shpresës” dhe aleancat alla Berisha që bën kryetari i Rilindjes

Postuar në 21 Mars, 2015 12:06

Në fillim ishte Lufter Xhuveli. Ishte ai pra, kreu i Partisë Agrare që “kapërceu gardhin” dhe u bë aleat i Sali Berishës, ndërkohë që kursin e vet politik e kishte patur me të majtët. Asokohe, u tha e ç’nuk u tha për Xhuvelin, mirëpo ai me sa duket vetëm sa shkeli një rrugë që u bë autostrada e politikës. Poeti Arben Duka e pagëzoi këtë me fjalën: Xhuveleria. Tani u mësuam me këto kapërcime dhe duhet të themi se ato vijnë edhe nga fakti se partitë kanë pothuajse programe identike në letër. Ndaj për ato parti që çirren e shtiren se ekzistojnë për kauza të mëdha, Xhuveleria nuk shkon. Nuk hahet fare madje. Një nga këto parti është edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ose ndryshe partia e çamëve, që para disa ditësh, shpalli me gojën e kryetarit, se është parti që rri larg pazareve, parti që pulson shpresë e të tjera... pallavra të trasha si këto. Duket se kur parti të tilla lëvrijnë në këtë mënyrë, edhe etiketimi del natyrshëm. Dhe Arben Duka, publikon në “Dita” një të tillë, ku del qartë morali i rreckosur i partive si këto. Madje Duka tani ka edhe termin e lezetshëm: Idrizëria. Thotë Duka: “Duket që Idrizëria/nuk i ka problem sahanët/ndaj s’është çudi që kërkon/të rrëmbejë nga të dy anët…”. I interesuar i këtij pazari është natyrisht kryeministri i tanishëm, i cili si në çdo garë që ka qenë i detyruar të bëjë në karrierën e vet, kërkon që të marrë siguri, edhe aty ku nuk ka nevojë. Thotë Duka: “Idrizët nuk kanë luftuar/tok me ne në një llogore/për Rilindjen ka votuar/Aleanca Popullore!”. Me siguri halli i kryeministrit është te votat në parlament, pasi i duhet të luajë me disa alternativa. Sidomos me ndryshimet që vijnë me heqjen e mandateve. Por siç ka dëshmuar deri më tani, ka dështuar si profesionist në “lojën e madhe”. Aq sa pastaj, qe i pari që ktheu në festë “kombëtare” për socialistët 1 prillin. Flakja e aleatëve në këtë mënyrë nuk është më çështje fjale apo nderi, por një model operimi i kryeministrit që duhet ta mbajmë parasysh të gjithë, sepse është e ditur që qeveria merr fizionominë e atij që drejton.
http://www.gazetadita.al/vargjet-kur-i-ben-nje-pushti-qoke/

Comments

Submitted by Po LSI?? (not verified) on

<p>Cfare na thua per LSI e likes more djale?? Me duket sikur mori vota te majta dhe beri koalicion me Berishen, apo jo??</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>or ti i Po LSI?</p><p>Xhuvel shkon me xhuveleria, Idriz shkon me idrizeria, por Ilir nuk shkon me Iliria sepse keshtu do te shante stergjyshrit tane!</p>

Submitted by Po LSI?? (not verified) on

<p>Qenke kalama fare. vetine e ilir rrumbullakut mund ta quajme pa frike shkerdhateri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.